Të shtëna me armë në shtëpinë e Taylor Swift, ndërsa po zhvillohej një vjedhje afër saj

215:"PARK CITY, UTAH - JANUARY 23: Taylor Swift attends the 2020 Sundance Film Festival - "Miss Americana" Premiere at Eccles Center Theatre on January 23, 2020 in Park City, Utah. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images) 12:"Getty Images
Afër shtëpisë së këngëtares së njohur, Taylor Swift, janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë ditës së djeshme (e diel).
30-vjeçarja ka investuar 50 milionë dollarë në apartamentet të cilat gjenden në qendër të qytetit, shkruan Mirror.
Sidoqoftë, New York Post ka raportuar se të shtënat janë dëgjuar afër vendit të saj, pasi po kryhej një vjedhje afër saj.

Dyshohet se kjo është hera e dytë që një gjë e tillë po ndodh, pasi vjedhje afër shtëpisë së saj janë kryer edhe muaj më parë.
Ndër të tjera, policia ka raportuar se nuk ka pasur viktima, përpos disa personave të cilët vraponin nga vendi i ngjarjes.
Të dyshuarit pas kryerjes së krimit janë larguar nga vendi, ndërsa dyshohet se mbanin bluza dhe pantallona të katërta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/09/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































