LAJMI I FUNDIT:

“Do të rriten pagat në sektorin privat” – Hamza: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, prioritet i PDK-së

“Do të rriten pagat në sektorin privat” – Hamza: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, prioritet i PDK-së

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si një nga prioritetet kryesore të programit të tij.

Në “Debat Plus”, Hamza ka shtuar se për të arritur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, është e domosdoshme krijimi i një klime të favorshme për bizneset, e cila është themelore për prosperitetin e vendit.

“Prioritet i parë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Dhe për me pas një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik ne kemi nevojë që të krijomë një ambient miqësor, një klimë të favorshëm për zhvillimin e bizneseve”.


“Nuk ka mundësi pa biznese të zhvilluara, të qëndrueshme ekonomikisht, me pas zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend. Prandaj ka nevojë të përmirësohet klima e të bërit biznes përmes reformave të strukturuara në ekonomi. Edhe në pjesën e politikave fiskale dhe në lehtësimin e qasjes në financa dhe përmes përmirësimi të kushteve për biznesin, të krijohen mundësit të rritet pagat e të punësuarve në sektorin privat”, ka shtuar ai.

“Sektori privat është kontribut dhënësi më i madh në rritjen ekonomike, por edhe punëdhënësi më i madh në vend në raport me sektorin publik. Prandaj fokusi jonë është të zhvillojmë ekonominë, të përmirësohen kushtet për të punësuarin në sektorin privat, të mbrohet të drejta e tyre përmes themelimit të Gjykatës së Punës, përmes krijimit fondit për mbrojtje prej papunësisë dhe normalisht përmes rritjes dhe zhvillimit ekonomik që të ketë impaktin e vet në rritjen e buxhetit. Dhe përmes rritjes së buxhetit të vijmë edhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ndërkaq, sa i përket rritjes së pagave në sektorin publik, Hamza është zotuar se brenda pak muajsh të tij në qeveri pagat do të rriten për 50 për qind.

“Pagën do ta kenë 50 për qind më shumë”, ka theksuar Hamza.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, tha se prioriteti i tij kryesor është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë edhe përmes lehtësirave për bizneset.

“Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza.

Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.

“Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza.

Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm.

Sipas Hamzës, pensionet bazike do të pësojnë një rritje të konsiderueshme.

“Aktualisht me këtë rritjen e fundit, ka qenë 100 është bërë 120 euro. Unë e kam premtuar që pensionet bazike, minimumi nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro. Përveç pensioneve të moshës, që është numri më i madh, do të thotë janë pensionet kontributdhënse. Është caktuar një limit prej 15 vjetëve, asnjëherë nuk e kam pasur të qarte pse 15. Dhe ka njerëz plot në Kosovë që nuk i kanë përfituar këto pensione për shkak se për dy muaj ditë nuk e ka plotësuar apo edhe me pak. Do të bëhet një përshkallëzim sipas viteve të kaluara në punë. Nëse dikush i ka 15 vite e merr 100 për qind pensionin, ai me 14 vite e merr 90 për qind kështu me radhë, të gjithë ata që kanë qenë kontribut dhënës do të përfitojnë”, ka thënë Hamza në Debat Plus.

Hamza gjithashtu u zotua për rritje prej 50% për kategoritë e dala nga lufta, përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët.

Një tjetër çështje e ngritur nga kandidati për kryeministër ishte e drejta e familjarëve të dëshmorëve për të përfituar pensionin e moshës dhe atë për dëshmorë njëkohësisht.

“Përveç kësaj ne i kemi edh kategoritë e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve 50 për qind do të përfitojnë prej rritjeve së pensioneve, po flas prej pensionit aktual. Dhe është një pengesë ligjore që mendoj që është e padrejtë dhe që mendoj që do të largohet, që ata që e marrin pensionin e moshës, me zgjedhje mes pensionit të moshës dhe pensionit të dëshmores apo të dëshmorit. Kjo Është e padrejtë, sepse pensioni i moshës i takon atyre prindërve si rezulto i moshës, ndërsa pensioni për dëshmorin i takon sepse kanë dhënë gjënë më të çmbushëm për këtë vend, i kanë dhënë fëmijë te tyre.

Të invalidët e luftës do të ketë 50 për qind rritje. Edhe veteranët do të kenë 50 për din rritje”, ka shtuar Hamza.

Më tej Hamza ka thënë se do të punojë që veteranëve t’iu mundësohet që të punojnë edhe në sektorin privat.

“Te veteranët është edhe një çështje tjetër. Është edhe një pengesë në ligj, që jam i bindur që është e padrejtë dhe kjo do të rregullohet. Që atyre tu njihet e drejta që të punojnë në sektorin privat. Cili është dëmi që një veteran, e merr një kontribut për angazhimin e tij në luftë, të punojë në sektorin privat, i rrit të ardhurat për veti e për familjen dhe paguan tatim në të ardhura dhe normalisht e përmirëson gjendjen ekonomike”, ka shtuar kandidati i PDK-së për kryeministër.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori