LAJMI I FUNDIT:

A do të rrënohen ndërtimet pa leje në qytetin e Ohrit?

A do të rrënohen ndërtimet pa leje në qytetin e Ohrit?

Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstatin Georgieski paralajmëroi se do të ketë rrënim të ndërtimeve pa leje.

Georgieski thotë se nuk do të jetë e thjeshtë dhe se asgjë nuk do të ndodhë menjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Rrënimi i ndërtimeve pa leje në pjesët e mbrojtura në Ohër do të fillojë atëherë kur ato do të vërtetohen saktësisht, përkatësisht kur do të bëhet krahasimi i të dhënave në Regjistrin e ndërtimeve pa leje që më herët e përpunoi vetëqeverisja vendore.

Një ndër detyrat kryesore të vetëqeverisje vendore, pas kthimit të kryetarit të komunës nga Baku, do të jetë vlerësimi i mbi 400 objekteve pa leje në pjesën e mbrojtur të qytetit.

Ohri rrezikon përjashtimin nga UNESCO, 8 muaj afat për 400 ndërtime pa leje
Lexo po ashtu Ohri rrezikon përjashtimin nga UNESCO, 8 muaj afat për 400 ndërtime pa leje

Komuna më herët shpalli tender për rrënimin e ndërtimeve pa leje, por pranoi se mjetet dhe kapacitet që disponon nuk janë të mjaftueshme për menaxhimin e problemit.

Menaxhimi me ndërtimet pa leje është një nga 19 kushtet e Ohrit që ta mbajë statusin e UNESCO-s./Telegrafi/