LAJMI I FUNDIT:

Ohri rrezikon përjashtimin nga UNESCO, 8 muaj afat për 400 ndërtime pa leje

Ohri rrezikon përjashtimin nga UNESCO, 8 muaj afat për 400 ndërtime pa leje

UNESCO i jep edhe 8 muaj afat Ohrit që të zgjidhë çështjet e 400 ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar në zona të ndaluara. Në të kundërtën, Ohri do të gjendet në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtje të UNESCO-s.

“Optimizmin e thithi nga deklaratat dhe besoj se kjo do të ndodhë. E di se kjo betejë nuk është e lehtë, kam qenë kryetar komune dhe e di se bëhet fjalë për shumë interesa, megjithatë pikërisht për këtë ekziston afat që ta bindim UNESCO-n dhe botën që me të vërtetë kemi dëshirë të njëjtë, pa marrë parasysh se kujt i përkasin ato ndërtime pa leje, kush qëndron pas tyre”, tha Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.


Shtyrjen e afatit, kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski e pranoi me pozitivitet, me çka edhe e shpërndau në Facebook, përmes një statusi në të cilin shkroi: “Ky sukses është rezultat i realizimit të rekomandimeve të misionit monitorues të UNESCO-s nga viti 2017 dhe kontributit tonë”.

Por, aktivistët ekologjik të “OHRID SOS” kritikuan q“Duhet të zgjidhen dy çështje në muaj. Për dy vjet vetëm janë regjistruar ndërtimet pa leje. Procesi nuk është vetëm të merren vendime me ngritjen e dorës. Ka edhe punë në terren. Do të duhet disa objekte të rrënohen. Por para kësaj, të gjithë ata që kanë dhënë leje për ndërtime në pjesë ku nuk lejohet, duhet të japin llogari. Shembni ndërtimet e mija dhe të afërmve të mi, por edhe ato që u përkasin juve, të afërmve, shokëve, familjarëve të Qeverisë”, thonë nga iniciativa qytetare “Odrid Sos”.

“Duhet të zgjidhen dy çështje në muaj. Për dy vjet vetëm janë regjistruar ndërtimet pa leje. Procesi nuk është vetëm të merren vendime me ngritjen e dorës. Ka edhe punë në terren. Do të duhet disa objekte të rrënohen. Por para kësaj, të gjithë ata që kanë dhënë leje për ndërtime në pjesë ku nuk lejohet, duhet të japin llogari. Shembni ndërtimet e mija dhe të afërmve të mi, por edhe ato që u përkasin juve, të afërmve, shokëve, familjarëve të Qeverisë”, thonë nga nisma qytetare “Odrid Sos”.

Në seancën e 43-të Komitetit për trashëgimi botërore, që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit, u dha afat deri më 20 shkurt, që Ohri të përmbush kërkesat, që janë parashtruar që nga viti 2017. Organet këshillëdhënëse të UNESCO-s numëruan shkaqet të cilat e rrezikojnë Ohrin. Ndërkaq nga atje thanë se duhet bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sidoqoftë është i rëndësishme kooperimi ndërmjet shumë institucioneve të cilat merren me trashëgimitë kulturore dhe natyrore, nga të dyja anët. Prej Shqipërisë dhe shtetit fqinj të saj, Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Organizata Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës.

Misioni Reaktiv i UNESCO-s në vitin 2017, pas inspektimit të rajonit të Ohrit, dha 19 kërkesa, nga të cilat vetëm tre janë përmbushur plotësisht.

Ohri është nën mbrojtje të UNESCO-s që 40 vjet si trashëgimi kulturore dhe natyrore. Në shkurt të vitit të ardhshëm, UNESCO do të shqyrtojë raportin e ri në seancën e ardhshëm të 44-të me radhë dhe do të vendosë mbi statusin e mëtejshëm të qytetit./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori