LAJMI I FUNDIT:

Lammers: Gjermania ka nevojë punëtorë si kosovarët

Lammers: Gjermania ka nevojë punëtorë si kosovarët

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar me udhëheqësit të kompanisë gjermane Lammers, Andreas Lammers.

Gjatë takimit, është diskutuar për gjetjen e mundësive të depërtimit të fuqisë punëtore të Kosovës në shtetin gjerman.

Duke u munduar të shërbejë si urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ministri Lekaj përmendi anët pozitive të fuqisë punëtore të Kosovës, në njërën anë, kryerja e shërbimeve me çmim shumë të lirë dhe në anën tjetër, aktivizimi i punëtorëve të rinj të Kosovës në vendet perëndimore, në këtë rast në Gjermani.


Në takim u diskutua edhe për procesin e stërzgjatur të marrjes së vizave të punës, në Ambasadën gjermane në Kosovë.

Duke u munduar të ndërmjetësojë, në mënyrë që kjo procedurë të kryhet brenda një afati të arsyeshëm kohor, ministri Lekaj njoftoi Lammers, se edhe kompania e tyre mund të luajë një rol të rëndësishëm sa i përket kësaj çështjeje, pasi çdo gjë që lidhet me fuqinë punëtore të Kosovës dhe me investimet në Kosovë, është edhe në interes të shtetit gjerman dhe jo vetëm kosovar.

Duke e parë Kosovën si një alternativë të mirë për investime në infrastrukturë, si dhe duke treguar interesim për marrëveshje për punësim të kosovarëve në Gjermani, Lammers shprehu respekt për punën e deri tanishme të shqiptarëve në Gjermani edhe pse sipas Lammers, të rinjve kosovarë u duhet edhe përgatitje profesionale.

Lammers tha se Gjermania ka nevojë për njerëz të zellshëm dhe punëtorë si kosovarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori