LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë në Maqedoni edhe këtë vit “pushtuan” toksikologjinë

Të rinjtë në Maqedoni edhe këtë vit “pushtuan” toksikologjinë

Në repartin për toksikologji në Qendrën Klinike në Shkup, vazhdoi trendi i intervenimeve tek personat e rinj, ndërsa këtë vit më e reja ishte 14 vjeçare. Sipas raportit është dhënë ndihmë për 28 persona të alkooliziar, ndërsa një person ka përdorur edhe drogë dhe janë trajtuar edhe persona me lëndime nga fishekzjarret, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithë pacientët janë trajtuar në orët e mëngjesit dhe pastaj janë lëshuar për kurim shtëpiak. Ndërsa pacienti me mbidozë të drogës është në gjendje të mirë dhe është lëshuar në shtëpi./Telegrafi/