LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare prej sot mund të konkurrojnë në shpalljen për trajnime falas

Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare prej sot mund të konkurrojnë në shpalljen për trajnime falas

Persona të rinj deri në moshën 29 vjeçare prej sot mund të konkurrojnë në shpalljen për trajnime falas për sipërmarrësi që e shpalli Agjencia për punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajnimet do të zgjasin deri më 1 dhjetor dhe me to është parashikuar të përfshihen 950 persona.


Siç informoi sot në konferencën për shtyp drejtori i Agjencisë, Vllatko Popovski, bëhet fjalë për projekt të përmbajtur nga BE me 300 mijë euro. Pas trajnimeve, të rinjtë do të mund të hartojnë biznes-plan dhe me të konkurrojnë për masat tjera për punësim që i ofron shteti.

“Trajnimet do të zbatohen nga ana e kompanive konsulente në nivel të gjithë Maqedonisë, ndërsa do të zgjasin nga pesë ditë ose gjithsej 45 orë, por që të startojnë është e domosdoshme të paraqiten së paku 10 persona”, theksoi Popovski.

Kjo masë, sqaroi drejtori, më herët ka qenë në kuadër të vetëpunësimit me grant, por tani zbatohet sidomos me qëllim të edukimit konkret dhe nxitje më e madhe për sipërmarrësi, njofton AIM.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Popovski theksoi se në shpalljen e parë për grant të shpallur në mars të këtij viti, nga 1.250 të paraqiturit, 440 kanë qenë persona deri në moshën 29 vjeçare. Deri më tani, 40 deri 45 për qind e granteve u janë ndarë personave të rinj që tregon interesim të madh”, nënvizoi drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori