Të punësuarit në Librat Amë paralajmërojnë grevë, kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive

Rreth 350 të punësuar në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë kanë paralajmëruar se nesër do të bojkotojnë punën. Edhe pse do të jenë të pranishëm në vendet e punës, ata nuk do të lëshojnë asnjë dokument.
Arsyeja e bojkotit është fakti se, sipas tyre, institucionet përgjegjëse prej një viti nuk ua nënshkruajnë marrëveshjet kolektive që do të mundësonin rritje të pagave prej 20 për qind. Ata thonë se marrin paga minimale dhe paralajmërojnë se, nëse nuk ka rritje, është i mundur edhe një grevë e përgjithshme.
“Të punësuarit kanë marrë vendim që nesër, të martën, të jenë në vendet e tyre të punës, por të mos punojnë. Nuk do të lëshohen dokumente, vendime apo çfarëdo akti tjetër për të cilin janë kompetentë”, tha Marjan Ristevski – Kryetar i KOSM.
“Ne si Drejtori jemi një nga institucionet më të rëndësishme. Pa certifikata lindjeje, pa regjistrim të martesave apo vdekjeve, asgjë nuk mund të funksionojë. Qytetarët nuk mund të marrin as kredi, nëse nuk kanë certifikatë martese apo certifikatë lindjeje”, pohoi Naser Xhemaili – Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Gjendjes Civile.










































