LAJMI I FUNDIT:

Të përjetshme dhe të gjithanshme: Sandale të zeza me rripa, përshtaten pothuajse me çdo veshje

Të përjetshme dhe të gjithanshme: Sandale të zeza me rripa, përshtaten pothuajse me çdo veshje
(Foto: Instagram)

Në koleksionet e reja verore, mund të shohim trendë të panumërt të rinj të modës, pjesë veshjesh dhe aksesorë të modës që paralajmërojnë edhe një sezon luksoz veror.

Rrugët kryesore, dyqanet dhe ueb-faqet e preferuara të internetit u vërshuan me ngjyra mbresëlënëse dhe modele të vibrante.


Krahas veshjeve të reja, që së shpejti do të bëhen të preferuarat e modës, dhe në listat e dëshirave të të gjithë neve, na duhen këpucë të gjithanshme që përshtaten me gjithçka, por edhe që lartësojnë kombinimin dhe janë të përsosura për kombinime casual dhe për raste solemne.

Sandalet e zeza me rripa të hollë janë kulmi i stilit veror. Duke e tejkaluar statusin e tendencës, ky stil këpucësh njëherësh është i gjithanshëm dhe i përjetshëm. Shumë versione të reja vijnë këtë sezon, falë stilistëve të shumtë. Këtë zezon markat nxjerrin në pah disa nga modelet më të dëshirueshme të sandaleve me rripa të hollë. Prandaj, nuk është çudi që pamja është bërë çelësi i një stili të thjeshtë dhe modern.

Trendet kryesore të veshjeve dhe aksesorëve për vitin 2023
Lexo po ashtu Trendet kryesore të veshjeve dhe aksesorëve për vitin 2023

Pavarësisht nëse zgjidhni taka të vogla, të mesme apo të mëdha, çdo veshjeje do t’i shtoni një dozë elegance minimaliste. Sandalet e zeza me rrip janë zgjidhja më e mirë në mesin e trendesisteve për stilin e përditshëm, si dhe siluetat ultra-minimaliste për një pamje elegante të theksuar.

Sandalet e zeza shkojnë me gjithçka

Sandalet me rripa të hollë në thembër janë një nga stilet më të gjithanshme për t’i pasur në gardërobën tuaj. Falë rripave, e sidomos nëse kanë takë të lartë, do të lartësojnë çdo kombinim. Këtë stil ikonik mund ta vishni kudo. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by ivana vukušić (@i.vukusic)

View this post on Instagram

A post shared by Leonie Hanne (@leoniehanne)

View this post on Instagram

A post shared by Tamara Kalinic (@tamara)