LAJMI I FUNDIT:

Do të përgatitet Ligj i ri për energjetikë

Do të përgatitet Ligj i ri për energjetikë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, miratoi formimin e grupeve të punës për përgatitjen e draft-tekstit për ligj të ri të energjetikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e ekonomisë, në koordinim me Kabinetin e zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike duhet të formojnë grup pune i cili do t’i koordinojë aktivitetet në lidhje me përgatitjen e draft-tekstit për ligj të ri të energjetikës me përfaqësues të kabinetit të kryeministrit, zv.kryeministrit për ekonomi, Ministrisë së ekonomisë dhe Komisionit regullator për energjetikë, kumtuan nga shërbimi oër informim i Qeverisë.


Pikat për ligjin e ri kanë të bëjnë me tregun e energjisë elektrike, gazit natyror, energjisë për nxemje, naftë dhe derivate të naftës, si dhe energjinë e ripërtrishme./Telegrafi/