LAJMI I FUNDIT:

Të pazakonta dhe shpesh ekstravagante: Ritualet më të çuditshme në botë për Vitin e Ri (Foto)

Të pazakonta dhe shpesh ekstravagante: Ritualet më të çuditshme në botë për Vitin e Ri (Foto)

Fundi i vitit nuk është vetëm një ndryshim date. Në vende të ndryshme të botës bëhen rituale të pazakonta dhe shpesh ekstravagante. Ja disa rituale që vinë që nga lashtësia me rastin e Vitit të Ri.

Dëshira të varura


Shangai: Për Vitin e Ri, kinezët shkruajnë urime poetike që shfaqen kudo. Ato mund t’i gjesh të varur në një pemë apo në ndonjë tempull.

Përtëritja e pranverës

Të hidhesh sipër një zjarrit për të pasur më shumë forcë dhe që të largosh të keqen. Është një rit kurd që bëhet me rastin e festës së Vitit të Ri. Por këtu Viti i Ri është në muajin mars dhe jo në janar.

Maska anti-demonë

Viti i Ri tibetian është mes muajit janar dhe mars, përcjell gsh. Në sajë të llogaritjeve që bëjnë murgjit, përcaktojnë edhe datën e Vitit të Ri. Në këtë ditë, murgjit maskohen për të larguar shpirtrat e keqin.

Festa e dhive

Në fshatin rumun të Manastirea Humorului, një grup djemsh veshin një kostum për tu maskuar si dhitë. Bëhet fjalë për një kostum tradicional, të cilët me rastin e Vitit të Ri festojnë vdekjen e rilindjen dhe vënë në skenë deri në 30 persona. Dhia, simboli i pasurisë dhe fatit, prezantohet nga një maskë prej druri e vendosur në një shkop. E rrethuar nga personazhe si : i vjetri, djalli apo prifti, kafsha vallëzon deri sa ngordh. Më vonë ajo zgjohet për të nisur një jetë të re.

Festa sportive

Në Mongoli, Viti i Ri hënor përshëndetet me një garë tradicionale luftimi.

Diktimi i fjalës “Urim”

Në Tokio tradita parashikon që në ditët e para të Vitit të Ri të zhvillohen gara kaligrafie për fëmijët. Në Japoni Viti i Ri njoftohet me 108 goditje gongu.

Meditim në lëvizje

Murgjit shaolin në Hong Kong bëjnë një ekspozitë me rastin e Vitit të Ri kinez. Bëhet fjalë për vitin hënor.

Më mirë vonë se sa kurrë

Në Etiopi, në respekt të kalendarit kopt, u festua mijëvjeçari i ri në 11 shtator 20007.

Oferta për diellin

Në Kusk të Perusë, Viti i Ri festohet me 24 qershor. Behet fjalë për kalendarin e inkasve. Njerëzit këtu, i bëjnë dhurata perëndisë së diellit.

Dush fatsjellës

Viti i Ri në Tajlandë festohet në muajin prill. Këtu në Bangkok festohet duke u sprucuar me disa litra ujë nga elefantët.

Lutje në balona

Në Tajvan, Viti i Ri kinez që është mes janarit dhe shkurtit, festohet duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell.

Pirsin të shenjtë

Viti i Ri nepalez që është në mes të prillit, festohet duke bërë një pircing në gjuhë. Kjo konsiderohet si një sakrificë njerëzore për zotin e tyre, Shiva.