LAJMI I FUNDIT:

Të pathënat e taksës që ndau Kombin

Të pathënat e taksës që ndau Kombin

Ndue Zefi jeton në fshatin Shtungaj të Mirditës. Shtëpia e tij gjendet vetëm pak metra larg rrugës, e cila po kthehet në një kufi financiar të pakalueshëm.

Për familjen e Zefit kjo rrugë rrezikon të bëhet barriera që e privon edhe nga nevojat më jetike. Arsyeja është taksa 5 euro e kalimit.


“Pasha zotin nuk dal në udhë me kalu sepse s’kam me paguar dhe as kam mundësi me pague”, thotë Ndue Zefi.

Për banorët e Mirditës, Kukësit dhe shumë zonave të tjera në pjesën veriore të Shqipërisë, ndërtimi i Rrugës së Kombit zgjoi shpresën për një jetë më të mirë. Por ndryshe nga sa patën shpresuar, tani rrezikon të mbjellë mjerim. /Top Channel