LAJMI I FUNDIT:

Të paktën një i vdekur dhe tetë të plagosur nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Të paktën një i vdekur dhe tetë të plagosur nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Imazhet e shpërndara së fundmi në rrjete sociale tregojnë momentin e shembjes së një ndërtese pesëkatëshe në Kuçukçekmece, Stamboll.

Bëhet e ditur se nga rrënojat fillimisht u nxorrën shtatë persona, duke përfshirë dy të plagosur rëndë, ka njoftuar guvernatori i Stambollit, Davut Gul.

Më vonë, zyra e tij tha se një person tjetër i plagosur u shpëtua dhe një trup i pajetë u gjet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Guvernatori tha se struktura 36 vjeçare është shembur në orën 08:40 të mëngjesit. Shkaku i shembjes së saj nuk është i qartë, por nuk ka asnjë shenjë shpërthimi apo aktiviteti sizmik.

Siç raportohet, për banim përdoreshin vetëm katet e fundit, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës shfrytëzohej nga biznese të ndryshme.

Por, thuhet se ky rast ka ngjallur frikë te qytetarët për qëndrueshmërinë e objekteve në rast tërmeti.

Ndryshe, më shumë se 59 mijë njerëz u vranë vitin e kaluar kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë. /Telegrafi/