Forcat turke të sigurisë arrestuan të paktën 98 persona të shtunën, për plaçkitje të ndërtesave të dëmtuara dhe grabitje ose mashtrim të viktimave të tërmetit shkatërrues të javës së kaluar, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu.
Të paktën 42 të dyshuar janë hetuar në provincën jugore të Hatay të Turqisë për grabitjen e ndërtesave të dëmtuara, sipas burimeve të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti “për shkak të kufizimeve të medias”, transmeton Telegrafi.
Të paktën 40 të dyshuar u arrestuan dhe forcat e sigurisë sekuestruan gjashtë pistoleta, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare, rreth 11 mijë dollarë dhe 70 mijë lira turke (rreth 3,700 euro) në para të gatshme, njoftoi media shtetërore, duke cituar burime.
Dy persona të tjerë u arrestuan gjithashtu, pasi u paraqitën si punonjës të ndihmës dhe dyshohet se u përpoqën të grabisnin gjashtë kamionë me ushqime për viktimat e tërmetit në provincën Hatay.
Diku tjetër në vend, dhjetëra të dyshuar të tjerë u arrestuan për plaçkitje të dyshuara në zonat e goditura nga tërmeti.
Të dyshuarit u arrestuan në të paktën tetë provinca duke përfshirë Kahramanmaras, Hatay, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Adana, Gaziantep dhe Sanliurfa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit