LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 346 fëmijë janë vrarë në luftën e Ukrainës

Të paktën 346 fëmijë janë vrarë në luftën e Ukrainës

Vlerësohet se të paktën 346 fëmijë janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse në Ukrainë, ka bërë të ditur zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës.

Thuhet se deri në mëngjesin e sotëm, rreth 991 fëmijë janë lënduar në këtë vend si rezultat i luftës, që shpërtheu në fund të shkurtit, transmeton Telegrafi.

Nga ta 346 janë vrarë dhe 645 tjerë janë plagosur. Megjithatë, prokurorët ukrainas theksuan se “këta numrat nuk janë final”, dhe se po punojnë t’i llogarisin edhe rastet ku po mbahen peng.


Klitschko: Dhënia e një pjese të territorit nuk është opsion, do të ndiheshim të tradhtuar nga partnerët po të na kërkohej diçka e tillë
Lexo po ashtu Klitschko: Dhënia e një pjese të territorit nuk është opsion, do të ndiheshim të tradhtuar nga partnerët po të na kërkohej diçka e tillë

Dëmet më të mëdha janë identifikuar në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës, ku 346 fëmijë u vranë apo u plagosën.

Në shumë qytete si Chernihiv, Luhansk, Mykolaiv, Kherson dhe Zaporizhia janë lënduar shumë fëmijë.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot ka bërë të ditur se janë aktivizuar sirenat në pothuajse tërë territorin e Ukrainës, që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori