LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 15 të vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut

Të paktën 15 të vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut

Nga të shtënat masive në një bar në qytezën Soweto të Johanesburgut kanë mbeur të vrarë 15 persona dhe të tjerë në gjendje kritike, tha policia e Afrikës së Jugut.

Policia thotë se po heton raportet se një grup burrash mbërritën me një taksi minibusi dhe hapën zjarr ndaj njerëzve në lokal natën e së shtunës vonë, përcjell Telegrafi.


Kësht, policia është thirrur gjatë natës, rreth mesnatës.

“Kur mbërritëm në vendngjarje, 12 persona humbën jetën me plagë nga armë zjarri”, tha oficerja e policisë lokale Nonhlanhla Kubheka për AFP.

Njëmbëdhjetë persona të plagosur u dërguan në spital dhe dy vdiqën menjëherë pas mbërritjes, tha ajo herët në mëngjes.

Ndërkohë që nuk ka detaje për sulmuesit, nuk ka asnjë të arrestuar dhe ka nisur një hetim.

Të dielën në mëngjes policia ishte ende në vendngjarje, duke nxjerrë trupat.

Bari ndodhet në zonën Orlando Lindore të Soweto, vendbanimi më i madh në Johannesburg, në jugperëndim të qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori