LAJMI I FUNDIT:

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shefit të sektorit të hetimeve kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës, Riza Murati.

Murati dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, L. Murati.


Për këtë çështje Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim rreth një muaji më parë për urdhër mbrojtjeje ndaj L.

Sipas urdhrit të mbrojtjes, Riza Murati e ka të ndaluar që t’i afrohet L. Muratit në distancë prej 50 metrash në ambiente publike dhe në 100 metra nga vendbanimi i saj.

Tejkaloi përdorimin e forcës ndaj një qytetari në Prizren, IPK kërkon suspendimin e rreshterit
Lexo po ashtu Tejkaloi përdorimin e forcës ndaj një qytetari në Prizren, IPK kërkon suspendimin e rreshterit

Ai nuk mund të ta ngacmojë atë, shqetësojë, kërcënojë, përndjek apo edhe ta vëzhgojë atë dhe personat në marrëdhënien familjare me të. Ky urdhër mbrojtjeje ka kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Klan Kosova ka siguruar pjesë të deklaratës ku L. Murati ka treguar se si është ushtruar dhuna ndaj saj.

Dyshohet për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Lexo po ashtu Dyshohet për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor

“Dëgjo mirë çka po të thom, prej nesër ty ta ndaloj punën dhe tani e tutje je në urdhrat e nanës dhe babës tem dhe nëse këta të thonë në tualet me shku me hanger m** ti ki me shku, edhe të ngrehi zhag dhe ti e din që kjo nuk është shpija jote, ti je e fisit tjetër e nëse nuk të pëlqen të qëndron në këto urdhra, qysh sot çu e hup jashtë”, ka deklaruar L. Murati t’i ketë thënë bashkëshorti i saj Riza, gjatë një diskutimi që kishte nisur për një “përgatitjeje hallve”, ku kishin qenë të përfshirë edhe prindërit e kapitenit të policisë.