LAJMI I FUNDIT:

Do të ndiqen penalisht edhe dy edukatorët ku u rrah fëmija 3 vjeçar

Do të ndiqen penalisht edhe dy edukatorët ku u rrah fëmija 3 vjeçar

Pas skandalit në kopshtin “Diren” ku u rrah një fëmije 3-vjeçar dhe arrestimit të administratores Anjeza Shabani, penalisht do të ndiqen edhe dy edukatoret e tjera të këtij institucioni.

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës në ngarkim të tyre me akuzën e moskallzimit të krimit. Dy edukatoret mësohet se do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë mbi skandalin në kopshtin privat në zonën e Saukut në kryeqytet.

Nga marrja në pyetje e tyre, specialistët e policisë dyshojnë se 2 edukatoret kanë qenë në dijeni të dhunës sistematike fizike dhe psikologjike që ushtrohej ndaj fëmijës së mitur 3-vjeçar.


Ndërkohë, dy prindërit e fëmijës së dhunuar kanë qenë në Prokurorinë e Përgjithshme ku mësohet se kanë marrë kontakt me zyrtarë të organit qendror të akuzës.

Sa i takon administratores Anjeza Shabani, e vënë në pranga me akuzat e keqtrajtimit të të miturve dhe shpërdorimit të detyrës, ajo pritet të dalë ditën e enjte përpara Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori