LAJMI I FUNDIT:

Më të mirët e finales së Ligës së Evropës – formacioni i kombinuar i Arsenalit dhe Chelseat, mungojnë Xhaka dhe Higuain

Më të mirët e finales së Ligës së Evropës – formacioni i kombinuar i Arsenalit dhe Chelseat, mungojnë Xhaka dhe Higuain
Unai Emery e Maurizio Sarri. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Arsenali dhe Chelsea janë duke u bërë gati për betejën finalen të Ligës së Evropës që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Baku.

Të dy ekipet e Ligës Premier kanë në skuadra emra të mëdhenj, por edhe mungesa për këtë përballje. Maurizio Sarri do të duhet të bëjë pa N’Golo Kanten, Antonio Rudigerin dhe Ruben Loftus-Cheek.

Në anën tjetër Unai Emery do të jetë pa Hector Bellerin dhe Aaron Ramsey në Azerbajxhan. Me këto mungesa, Sun Sport ka zgjedhur formacioni më të mirë të kombinuar.


Portier

Emery nuk dihet se për kë do të vendos në portë mes Bernd Leno dhe Petr Cech. Natyrisht, të mërkurën mund të jetë ndeshja e fundit e Cech. Megjithatë, Leno është në formë dhe me gjasë do të startojë.

Por ,për formacion, portieri më i mirë zgjidhet Kepa Arrizabalaga,  pasi është padyshim portieri më i mirë i të dy skuadrave.

Mbrojtja

Katër në vijën e fundit me Cesar Azpilicueta, David Luiz, Laurent Koscielny dhe Sead Kolasinac.

Në të djathtë, kapiten i Chelseat fiton vendin.  Në qendër David Luiz dhe Laurent Koscielny, pasi Rudiger nuk është i aftë të luajë.

Kolasinac është më i miri nga të grumbulluarit pasi Nacho Monreal, Marcos Alonso dhe Emerson të gjithë mund të mungojnë.

Mesfusha

Vjen me tre: Jorginho, Lucas Torreira, Matteo Guendouzi, ku vërehet mungesa e Granit Xhakës.

N’Golo Kante , Aaron Ramsey dhe Ruben Loftus-Cheek do të mungojnë.

Të gjitha lajmet nga Liga e Evropës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Evropës

Sulmi

Sulmi vjen me tre: Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Eden Hazard.

Kjo ishte pjesa më e lehtë e zgjedhjes së formacionit. Hazard është emri më i madh i Chelseat, ndërsa sulmi i Arsenalit me Lacazette dhe Aubameyang ka qenë vrasës.

Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Olivier Giroud dhe Gonzalo Higuain nuk kanë vend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori