LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën nis vaksinimi nga ajri kundër tërbimit të kafshëve të egra

Të mërkurën nis vaksinimi nga ajri kundër tërbimit të kafshëve të egra

Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se nga data 13 deri 18 maj 2020 në territorin e Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore përfshirë këtu edhe zonat kufitare të Kosovës, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Fushata mbështetet nga Bashkimi Evropian, si pjesë e si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët në vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/