LAJMI I FUNDIT:

Të martën organizohet seminari për rritjen dhe taktikat e shitjeve të suksesshme

Të martën organizohet seminari për rritjen dhe taktikat e shitjeve të suksesshme

Pas suksesit të madh në seminarin e parë, kërkesat e shumta e kanë bërë të mundur ripërsëritjen e këtij seminari, këtë të martë më 24 tetor në Hotel Semitornix.

Suksesi i seminarit të parë ka bërë që biletat për ta ndjekur trajnimin e parë më 15 shtator janë shitur për vetëm 3 ditë. Por pas kërkesave të shumta do të organizohet konferenca e dytë identike më 24 tetor (e marte) për të cilën ka ende vende të lira. Na lejoni që t’ju tregojmë diçka më tepër për konferencën që tërhoqi aq interes të madh në rajon.

Si ta përshpejtojmë shitjen dhe ta rrisim profitin? Si ta targetojmë marketingun në epokën e rrjeteve sociale? Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit, dhe si blejnë njerëzit ne Shekullin e 21?

Këto janë disa nga pyetjet që trajneri –Denis Gafuri do të ju përgjigjet në konferencën ekskluzive “Metoda dhe rekomandime për komunikim si dhe taktika e shitjes profesionale drejtë suksesit” që do të mbahet në Prishtine më datën 24 Tetor, në hotel Semitronix (Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë)

5 arsyeje pse duhet ta ndjekeni këtë seminar.

1. Vendosja e biznesit tuaj për sukses.
2. Njihuni me ekspert dhe mëso nga përvojat e tyre aty për aty.
3. Investoni në veten tuaj
4. Njoftohu me njerëz te ri.
5. Argëtohu.

Programi është i plotësuar me sfida interesante për rrjetëzim, si dhe diskutime me disa nga biznesmen të suksesshëm nga rajoni.

Kjo ngjarje zhvillohet nga eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë mbi njëzet e pesë vite në shitje, dhe bërjen e biznesit me kompani të suksesshme vizitoni: www.denisgafuri.com).

Denisi na tregoi si t’i bashkojmë përpjekjet për shitje dhe marketing me efikasitet dhe inspirim, dhe me këtë kombinim të fuqishëm t’i arrijmë objektivat tona në tregun konkurrues.

Për ketë program mund të informoheni më shumë në: www.denisgafuri.com.

Lajmi i mirë është se procesi për të aplikuar është ende i hapur si dhe për rezervimet deri më 19.10.2017 do të këtë ekstra zbritje, çmimi për pjesëmarrje është vetëm 89 euro.

Ky trajnim është dedikuar për të gjithë ata që merren me shitje, posaçërisht për: Stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjes.

Për çdo pyetje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni në +377 45 510 009 (Periudha kohore 09:00-16:00) ose përmes e-malit sales@denisgafuri.com /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LAqItaJZtmY