Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Naser Rafuna, pas shumë pyetjeve se a do të luajë në serialin “Kafeneja Jonë”, po qe se vazhdon, ai më në fund është përgjigjur.
Rafuna ka thënë se ndonëse seriali në fjalë ka qenë tejet i bukur, nuk ka mundësi të luajë në të, pasi që është shumë i zënë me “Çka ka shpija”, ku paraqitet me rolin Xhek Setra.
Kujtojmë se Rafuna te seriali “Kafeneja Jonë” është paraqitur me rolin e njohur si Meli.
Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij:
Meqenëse më kanë ardhë shumë pyetje në lidhje me serialin “Kafeneja Jonë” se a do të luaj nëse vazhdon? Po ju përgjigjem me shpresën se nuk më pyetni më dhe e kuptoni tani përgjigjën time.
Në serialin “Kafeneja Jonë” është e vërtetë që jemi knaq tej mase në cdogjë,nga bashkëpunimi,shoqëria, e çdo gjë bash çdo gjë sepse edhe kemi kaluar shumë vite bashkë dhe njëjtë kënaqësi padyshim kam nda edhe në serialet tjera që kam luajtur te ” 3 Gjermanët e Trashë” apo “Lagjja e Re”….
Fillimisht,ju informoj se nuk do të jem pjese e ekipit,por,një gjë e di,meqë tani jam duke luajtur në serialin “ÇKA KA SHPIJA…!?” ku jam ideator dhe producent i këtij seriali duke qenë shtëpia ime e dytë, dhe meqenëse jam shumë i përkushtuar në këtë serial, ju informoj se edhe po desha,nuk kam kohë të jem pjesë e asnjë projekti tjetër, së pari për shkak të kohës dhe së dyti për shkak të përkushtimit të madh që ia dedikoj me punë këtij seriali.Serial ky që për momentin,që nga fillimi dhe tani në vazhdim e sipër,sipas sondazheve dhe raportit që na kanë informuar vet RTK-ja ,”ÇKA KA SHPIJA…!?”, prin numër 1 në shikueshmëri nga tërë emisionet dhe për herë të parë ia tejkalon shikueshmërisë edhe Lajmeve Qendrore.Kështu që nga motivi dhe ambicia e madhe për punë në këtë serial të cilit nuk ia shohim fundin, ju informoj se unë sdo të jem pjesë e asnjë projekti, derisa ende luhet seriali “ÇKA KA SHPIJA…kallxon fëmija”
Në fund,ju faleminderit të gjithëve dhe suksese në jetën,punën, familjet tuaja. FLM o ju,më të dashurit e mijë. Kjo sezon përfundon me 30 Maj 2016. Shihemi furishëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze