LAJMI I FUNDIT:

Të lodhur nga trafiku i ngarkuar? Japonezët vijnë me makinën fluturuese – ajo mund të “mbulojë” rrugët shumë shpejt!

Të lodhur nga trafiku i ngarkuar? Japonezët vijnë me makinën fluturuese – ajo mund të “mbulojë” rrugët shumë shpejt!

Ajo është diçka që shumica e udhëtarëve e kanë frikë, por bllokimet e trafikut së shpejti mund të jenë diçka e së kaluarës, falë një makine të re fluturuese.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për firmën japoneze NEC Corp e cila ka testuar një makinë të re fluturuese në Tokio këtë javë.

Pajisja është në thelb një makinë e madhe me katër helikë, që është mjaft e madhe për të transportuar pasagjerë njerëzorë.

Gjatë fluturimit testues, makina u ngrit rreth tre metra mbi tokë për një minutë, përpara se të kthehej përsëri poshtë.

Për të siguruar që asgjë të mos shkonte keq, fluturimi testues u zhvillua brenda një kafazi të madh dhe makina u lidh në tokë.

Duke folur për Bloombefrg, Kouji Okada, i cili po udhëheq projektin e makinës fluturuese, tha: “Japonia është një vend me popullsi të dendur dhe kjo do të thotë që makinat fluturuese mund të lehtësojnë shumë barrën për trafikun rrugor”.

Ndërsa NEC nuk po planifikon të prodhojë në masë makinën fluturuese vetë, partneri i projektit Cartivator do të fillojë prodhimin në masë deri në vitin 2026, sipas Tomohiro Fukuzawa, bashkëthemeluesi i Cartivator.

Sidoqoftë, fillimi i teknologjisë do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga disa firma të tjera, të cilët garojnë të jenë të parët që do të hyjnë në qiell një makinë tregtare fluturuese. /Telegrafi/