LAJMI I FUNDIT:

“Do të ketë edhe shumë të tjerë” – mjeku i Fagiolit paralajmëron emra të ri në skandalin me bastvënie

“Do të ketë edhe shumë të tjerë” – mjeku i Fagiolit paralajmëron emra të ri në skandalin me bastvënie

Mjeku që ndihmon në trajtimin e mesfushorit të Juventusit, Nicolo Fagioli, për varësinë e tij nga lojërat e fatit, ka thënë se ndoshta do të ketë shumë të tjerë të përfshirë në skandalin e basteve që po shpaloset, duke sugjeruar se ky është një ‘fakt statistikor’.

Paolo Jarre, mjeku i besuar për të ndihmuar Fagiolin në rikuperimin e tij, së fundmi ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku trajtoi temën e lojërave të fatit në futboll, duke dhënë gjithashtu një përditësim për mesfushorin e “Zonjës së Vjetër”.

“Është hera e parë që ndjek një futbollist të nivelit të lartë dhe mund të prisja një person sipërfaqësor, ndoshta edhe arrogant. Në vend të kësaj, që në seancën e parë, Nicolo u duk shumë i sjellshëm. Pothuajse i rezervuar, por jo i mbyllur”, ka thënë Jarre.


“Më e rëndësishmja, ai është i vetëdijshëm se është në një situatë të keqe dhe i vetëdijshëm se ka vënë në rrezik karrierën e tij me bastet. Natyrisht që nuk mund të hyj në aspekte më personale, unë jam mjek”, është shprehur ai.

“Po të isha unë aty nuk do të ndodhnin këto gjëra” – Moggi godet drejtuesit e Juventusit për rastet e Pogbas dhe Fagiolit
Lexo po ashtu “Po të isha unë aty nuk do të ndodhnin këto gjëra” – Moggi godet drejtuesit e Juventusit për rastet e Pogbas dhe Fagiolit

Jarre u pyet nëse Fagioli kishte menduar të largohej krejtësisht nga futbolli profesionist pasi u shpalos skandali i basteve.

“Jo, ai nuk ma tha kurrë këtë. Dhe nuk mendoj se ai ka menduar ndonjëherë për këtë. Nicolo ishte i vetëdijshëm që në ndeshjen e parë se ai mund të përballej me një pezullim të gjatë”.

Si pasojë e këtyre veprimeve, Fagioli tashmë nuk ka të drejtë loje për plotë shtatë muaj.

“Njerëzit mendonin se qaja për shkak të zëvendësimit, por unë po qaja për borxhet prej 3 milionë eurosh” – pjesë të tjera nga rrëfimi tronditës i Fagiolit
Lexo po ashtu “Njerëzit mendonin se qaja për shkak të zëvendësimit, por unë po qaja për borxhet prej 3 milionë eurosh” – pjesë të tjera nga rrëfimi tronditës i Fagiolit

Ai gjithashtu u urdhërua të kalonte gjashtë muaj terapi dhe të fliste në të paktën 10 takime publike gjatë pesë muajve të ardhshëm si pjesë e një marrëveshjeje për të reduktuar dënimin e tij në fushë nga 12 muaj, teksa ai u gjobit edhe me 12,500 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori