"Do të kem telashe kur të kthehem në shtëpi", Donald Trump zbuloi se çfarë e bezdis veçanërisht Melanian

Donald Trump i tha një grupi studentësh të diplomuar këtë javë se gruaja e tij Melania Trump “mërzitet shumë” kur ai imiton njerëz të caktuar - pak çaste para se të fillonte të imitonte një atlet transgjinor.
Të enjten, presidenti amerikan foli me studentët në Universitetin e Alabamës në Coleman Coliseum para ceremonisë së diplomimit, duke ofruar këshilla përpara se të përfshinte retorikën e tij rreth atletëve transgjinorë në sportet universitare.
"Imagjinoni peshëngritjen ku ata kishin një rekord që nuk u thye për 18 vjet. Dhe ata e thyen - a duhet ta imitoj?" Trump tha gjatë fjalimit të tij ku donte të imitonte një atlet transgjinor.
Më pas ai pranoi se kjo e zemëroi Melanian: “E di, gruaja ime mërzitet shumë kur e bëj këtë. Ajo thotë: ‘Zemër, kjo nuk është presidenciale’. Unë them, 'Po, por njerëzve u pëlqen.' A duhet ta bëj apo jo?” pyeti ai, dhe ndërsa disa në audiencë brohorisnin, Trump tha: "Në rregull, do të kem telashe kur të kthehem në shtëpi, por kjo është në rregull, çfarë dreqin. Kam qenë në shumë telashe më parë."
Pastaj Trump u shtir si një peshëngritës transgjinor që përpiqej të thyente një rekord që kishte “qëndruar për 18 vjet”, u drodh dhe deklaroi: “Mami, do ta bëj unë për ty”. Pastaj bëri sikur i hodhi peshat mënjanë.

"Dhe pastaj shfaqet një djalë, ose një vajzë, ose çfarëdo qoftë - shfaqet një person në tranzicion. Ajo ishte gjithashtu një peshëngritëse e pasuksesshme si një burrë, por pastaj i shtojnë disa pesha dhe bum bum bum", tha Trump gjatë përpjekjes për imitim.
Presidenti amerikan më vonë pretendoi se atleti pa emër kishte thyer rekordin, përpara se të vazhdonte të fliste për notin, atletikën dhe t'i thoshte audiencës se qëllimi i tij ishte të "mbronte gratë". /Telegrafi/













































