Se nuk jemi në terezi si shoqëri, kjo s’përbën lajm. Por, pse vazhdojmë të jemi kaq të çoroditur e të mbrapsht, kjo është çështja.
Qysh bre dalin e përgjakin një gazetar, veç pse ironizoi publikisht me një hoxhë-imam të cilit në muajin e agjërimit dhe të rahmetit, i vjen si prej qielli bakshish naltmadhnia e tij – Mercedesi.
Sipas fesë islame, Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. Kjo është një nga netët teke në dhjetëditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe engjëjt zbresin në Tokë.
Nisur nga kjo, në Natën e Kadrit shumë besimtarë rrinë zgjuar e luten derisa të vijë koha e namazit të sabahut. Mbase, të motivuar nga ndonjë imam që do t’u ketë thënë se atë natë besimtari do ta shohë hapjen e qiellit dhe – nëse e kap këtë moment – Allahu ia plotëson dëshirat.
Kjo mbase vlen veç për besimtarët e thjeshtë, sepse për hoxhallarët dhe imamët hapja e qiellit dhe zbritja e dhuratave ndodhë para dhe pas Natës së Kadrit.
Kështu ndodhi me një imam të Prizrenit, të cilin e përcollën në pension me një gala-iftar ku ishte i pranishëm edhe kryeimami i Kosovës, e për ëmbëlsirë (hoxhallarët fort i kanë në qejf ëmbëlsirat) imamit nga Prizreni ia zbuluan mega-dhuratën që i shkonte vizllimë, Benzin (Mercedesin pra).
Do të thuash ti, çfarë të keqe ka këtu t’i bëhet dhuratë një imami, që për shumë vite predikoi në tempull të fesë islame (në xhami).
Mbase krejt në rregull kjo. Por, ky mund të jetë një precedent i rrezikshëm.
Çfarë të bëjnë imamët e tjerë, që janë para pensionimit dhe që përveç predikimit nuk do t’i kenë bindur xhematlijntë e tyre t’u bëjnë dhuratë as edhe një biçikletë.
Inshallah nuk do të bien në depresion dhe të hipin në minare e ta thërrasin ezanin e parë dhe të fundit.
Nejse.
Në këtë kohë zhvillimesh, vëlimesh e përvëlimesh politike, bakshishi për imamin nuk do të duhej të ishte as lajm, as temë.
Fundja, ne jemi dëshmuar si shoqëri dhe si vend i bakshisheve, por disa nga to i bëjmë pa ceremoni. Ndërkaq, shumica e Mercedesëve paketohen në zarfe.
U bëjmë bakshish mjekëve, bartësve të institucioneve, madje edhe të drejtësisë e të rendit, si dhe zyrtarëve më të thjeshtë në administratën shtetërore.
Pothuajse të gjitha bakshishet (jo në dasma, e pse jo edhe aty) tek ne kanë një emër – ryshfet (korrupsion). Jo rrallë, bakshishi është denoncuar me emër e mbiemër edhe në media. Por, denoncimi vazhdimisht ka marrë trajtë motivimi dhe një adresë ku duhet deponuar bakshishi.
Dhe, krejt zhurma mediale ka zgjatur dy-tre ditë, deri në bakshishin e radhës. Për këtë as nuk u shqetësua e as nuk ka hangër dajak askush.
Shqetësuese është të përmendet bakshishi i hoxhallarëve. Militantët fetarë nuk ta falin.
Të bëhem i sinqertë, teksa e pashë imamin fatlum bashkë me kryeimamin Tërnava, duke ia hequr vellon Mercedesit, shqetësimi im i parë nuk ishte bakshishi, por mos hoxha po i merr mësysh vetes dhe sapo të ulej pranë timonit do ta shkelte ndonjërin nga xhematlinjtë që po e admironin atë dhe bakshishin.
Kujt do t’i shkonte mendja se viktimë e parë e “Mulla Mercedesit” do të jetë një gazetar (gazetari Valon Syla tha se u sulmua fizikisht nga militantët islamikë). U rrah sepse ironizoi dhe u tall me dhuratën që iu bë një imami. Nuk u tall me fenë.
Tallja me fenë, cilado qoftë ajo, është e papranueshme dhe e shëmtuar.
E, sulmuesit deshën të përcjellin mesazhin: me zjarr dhe me hoxhallarë nuk ka lojë.
Njerëz, pak mirëkuptim për hoxhallarët. Nuk janë profetë. Janë njerëz që predikojnë fenë, tolerancën dhe dashurinë mes njerëzve.
Ka edhe në mesin e tyre që joshen me dhurata. Ka edhe materialistë dhe profiterë.
Nëse keni harruar se cili është slogani më domethënës i tyre, po ua përkujtoj: “Bëj siç them unë, mos bëj siç bëj unë”.
Përfundimisht, ky vend nuk ka nevojë për veting vetëm në drejtësi.
Nejse.
Dikush do të thotë çfarë i shtyri gazetarët të merren me hoxhallarë e imam? Fundja, kemi bre me çka të merreni këto ditë.
Tema e telashe sa të duash.
Procesi gjyqësor në Speciale sapo ka filluar. Do të zgjasë goxha. Nëpër studiot tona televizive do të vazhdojnë t’ua bëjnë gjyqin ish-komandantëve, secili sipas shijes së vet.
Do t’ju shajnë, por nuk do t’ju rrahin as vrasin.
Hoxhallarët lërini të qetë, jo vetëm në Ramazan! Me ta kompromis nuk ka, se kërcet “Mulla Stupci”.
Fanatikët dhe ekstremistët fetarë s’falin. Kjo është dëshmuar. Ata e bëjnë gjyqin sipas “Sheriatit” dhe dënimi më minimal që mund t’ua shqiptojnë është “Mulla Stupci”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë