LAJMI I FUNDIT:

“Do të ishte një ëndërr të rikthehem te Chelsea” – Oscar i gatshëm ta testojë sërish vetën në Ligën Premier

“Do të ishte një ëndërr të rikthehem te Chelsea” – Oscar i gatshëm ta testojë sërish vetën në Ligën Premier

Ish-ylli i Chelseat, Oscar, thotë se do të ishte një ëndërr të kthehej në klub, duke lënë hapur derën për një transferim mahnitës.

Braziliani shijoi katër sezone e gjysmë në Stamford Bridge, ku ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Ligën Premier, Carabao Cup dhe Ligën e Evropës.

Ai befasoi më pas të gjithë, duke siguruar një lëvizje në Superligën Kineze, duke nënshkruar për Shanghai Port në një marrëveshje me vlerë 82 milionë euro.


Si ia shkatërroi mishi i pulës karrierën Andre Schurrles
Lexo po ashtu Si ia shkatërroi mishi i pulës karrierën Andre Schurrles

Ai ende po luan në Kinë, por këmbëngul se do të donte të rikthehej te Blutë, pasi ai synon një rikthim në Evropë.

“Është sigurisht një ëndërr të kthehem te Chelsea”, deklaroi ai për talkSPORT. “Të gjithë e dinë pasionin që kam për këtë klub.

“Kam shumë kujtime të mira atje. Unë kam ende ëndrra për të luajtur për këtë skuadër. Pra, nëse mund të kthehem në Evropë ose në Chelsea, atëherë shpresojmë se mund të flasim”.

Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Chelsea ka dhuruar një sezon të mjerueshëm dhe është në rrugën për të përfunduar në gjysmën e fundit të tabelës.

Mauricio Pochettino thuhet se do të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të pamëshirshëm të Graham Potter, ndërsa Frank Lampard e zhvillon nesër (e diel) ndeshjen e fundit në krye të ekipit si trajner i përkohshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

La Liga
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Ligat tjera
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

La Liga
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës

Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës

Përfaqësueset
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

La Liga
Kalo në kategori