Pas gjashtë muajve këto ditë ka rifilluar punën Ilir Murtezaj, drejtor i përgjithshëm në Administratën Tatimore pas vendimit të kryeministrit Kurti për rikthimin e tij.
Murtezaj vlerëson se u konfirmua e drejta e tij e parashtruar përmes ankimimit bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili ka konstatuar se shkarkimi ka qenë i kundërligjshëm.
Drejtori Murtezaj thotë për KosovaPress se tani i mbetet që të vazhdojë të punojë në drejtim të avancimit të reformave në ATK dhe në drejtim të realizmit të objektivave të parapara nga Qeveria për grumbullim e të hyrave për buxhetin e Kosovës.
“U konfirmua fatmirësisht siç është në interes edhe i shoqërisë në përgjithësi që kemi ende institucione të pavarura të drejtësisë, të cilat konfirmuan të drejtën time të cilën e kam parashtruar përmes ankimimit dhe u konfirmua që procesi i largimit tim ka qenë i kundërligjshëm. Ndërsa neve tani na mbetet që të vazhdojmë fuqishëm të punojmë në drejtim të avancimit të reformave që kemi qenë në kontinuitet për institucionin e ATK-së dhe në drejtim të realizmit të objektivave të parapara nga Qeveria për grumbullim të të hyrave për buxhetin e Kosovës.
Në këto ditë jemi në diskutime edhe me Ministrinë e Financave për të rishikuar edhe planin e të hyrave ku jemi duke bërë kalkulimet se si mund të ngrisim planin e të hyrave me qëllim që t’i dalim në përkrahje edhe qeverisë në realizim të objektivave në fushën e shpenzimeve qeveritare, të cilat janë mjaft domethënëse edhe për shkak të pandemisë, por edhe për projektet kapitale të cilat janë të planifikuara me buxhet”, theksoi Murtezaj.
Ai thotë gjithashtu se për këtë kohë sa ka qenë i shkarkuar, ka pasur stagnim në ATK dhe janë stopuar reformat.
“Jam në ditët e para kur jam rikthyer dhe ende nuk kam barë një skanim të plotë të gjendjes. Mendoj që disa puna edhe kanë stagnuar, kanë mbetur disa reforma të cilat veç është dashur të vazhdohen, disa kanë ecur me tempo jo të mjaftueshme. Kështu që neve na mbetet jo të kthehemi mbrapa dhe të shohim se çka ka ndodhur në të kaluarën. Unë jam ithtar që të vazhdoj të punojmë dhe të ecim përpara, si dhe t’i vazhdojmë reformat për të mbërri tek objektivat që i kemi paraparë”, thekson ai.
Kreu i ATK-së ka theksuar se ky institucion ka pasur një trend rritës të të hyrave rreth 60 milionë euro përgjatë periudhës janar-maj 2021.
“Fatmirësisht jemi në një gjendje më të mirë se sa vitin 2020, ku ai vit dihet që ka qenë vit sfidues për të gjitha qeveritë e vendeve. Këtë vit tek ne kemi një përmirësim të dukshëm në raport edhe me vitin e kaluar. Por edhe me planin që ka qenë i paraparë në fillim të viti ku deri tani kur po flasim sot kemi gjithsejtë të inkasuara 238.7 milionë euro shumë kjo e cila nëse krahasohet me vitin paraprak 60 milionë euro janë më tepër, për periudhën e njëjtë si dhe në raport me planin kemi mbi 9 për qind më tepër se sa plani apo mbi 20 milionë euro. Ky trend i të hyrave na bën që të besojmë që gjithsesi se do ta arrijmë këto objektiva që janë të parapara. Por edhe me rishikimin e buxhetit që do të bëhet në fund të qershorit, ne zotohemi prapë se do të ngrisim edhe planin e të hyrave, njëkohësisht presim edhe realizimin e objektivave që do të t’i parashohim në fillim të korrikut”, thotë ai.
Ndërsa, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që shumë bizneseve edhe Telekomit t’i bllokohen llogaritë bankare për mos shlyerjen e obligimeve tatimore që kanë ndaj ATK-së.
“Në fillim të vitit ka qenë një vendim i qeverisë ku janë debllokuar të gjitha llogaritë bankare me qëllim të dhënies së ndihmës në kohë pandemie bizneseve. Dhe ai vendim ka qenë deri më datën 30 prill, pas atij vendimi që ka qenë e shkruar në vendim, pas skadimit të afatit në mënyrë automatike të rikthehet edhe bllokimi i llogarive i të gjithë atyre të cilët kanë qenë të bllokuara dhe të cilat nuk kanë paguar detyrimet deri në atë kohë.
Një proces i tillë veç ka ndodhur, ndërsa pjesa tjetër e bllokimit është një aktivitet i cili është në kontinuitet dhe duhet të vazhdohet në vazhdimësi për të gjithë ata tatim pagues të cilët nuk arrijnë t’i kryejnë detyrimet tatimore me kohë. Ne si institucion gjithmonë jemi të thirrur dhe jemi të detyruar dhe të obliguar që të mbledhim të gjitha borxhet, por njëkohësisht për ato kompani të cilat kanë vështirësi financiare qoftë për shkak të pandemisë apo për arsye të tjera, pas vlerësimit financiar që bëhen nga zyrtarë tatimor i ipet mundësia që edhe të bëhet një programim i borxheve”, thotë ai.
Murtezaj është rikthyer në postin e drejtorit, pasi në muajin tetor të 2020-së ishte shkarkuar nga kjo pozitë, nga kryeministri i atëhershëm në detyrë Avudllah Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Më 19 shkurt mbahet ankandi i dytë për vitin 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-25-780x439.png)
Më 19 shkurt mbahet ankandi i dytë për vitin 2025
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re