LAJMI I FUNDIT:

“Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, Dita Botërore e Autizmit shënohet edhe në Kosovë

“Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, Dita Botërore e Autizmit shënohet edhe në Kosovë

Me moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, në Prishtinë është shënuar dita Botërore e Autizmit.

Me dhjetëra qytetarë, përfaqësues të organizatave, e personalitete politike, kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Teatri Kombëtar i Kosovës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se ky organizim është shumë me rëndësi.


“Organizim kaq dinjitoz me kaq rëndësi. Ne duhet t’i trajtojmë si pjesë të tonën”, tha Dema.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili tha se kjo pjesë e shoqërisë ka nevojë për përkrahje morale dhe financiare.

“Është një shtresë që ka nevojë për përkrahje morale dhe financiare. Ne mendojmë të bëjmë më tutje edhe aktivitete të tjera të ndryshme”.

Se kjo kategori ka nevojë për përkrahje e tha edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli.

E Agim Vatovci, nga shoqata e Personave me Nevoja të Veçanta ka kritikuar qeverinë për mospërkrahje.

“E ftoj qeverinë e Kosovës që të na përkrahë, se përveç Shoqatës së të Verbërve, tjetër kë nuk është e ndihmon. Janë në buzë të mbylljes, edhe ne kemi nevojë për përkrahje financiare si shoqatat tjera”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori