LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë befasohen se si Bayern mori një trajner që ra nga liga: “Fajtor” është edhe Pep Guardiola

Të gjithë befasohen se si Bayern mori një trajner që ra nga liga: “Fajtor” është edhe Pep Guardiola

Emërimi i Vincent Kompany si trajner i ri i Bayern Munichut është një tronditje e vërtetë në botën e futbollit dhe Fabrizio Romano ka zbuluar se Pep Guardiola kishte “dorë” në këtë punë.

Pas sezonit më të vështirë në dekada, gjiganti bavarez vendosi të befasojë të gjithë botën duke emëruar Vincent Kompany si trajner të ri.

Në sezonin e rikuperimit të gjigantëve bavarez, ata do të drejtohen nga një njeri që u rrëzua nga liga pak javë më parë. Ai udhëhoqi Burnleyn dhe u rrëzua nga Liga  Premier ku gjatë gjithë sezonin arriti vetëm pesë fitore, ndaj kjo lëvizje e Bayernit befasoi si tifozët e klubit, ashtu edhe të gjithë ata që e ndjekin futbollin.


Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit
Lexo po ashtu Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Prej ditësh shtrohet pyetja se si i erdhi ideja e Bayernit për të emëruar Kompanyn dhe gazetari italian Romano zbulon se në gjithçka ka luajtur rol edhe Guardiola.

Një nga menaxherët më të mirë të ditëve të sotme ka stërvitur Kompany për një kohë të gjatë në Manchester City dhe është i bindur për cilësitë e tij si trajner dhe i ka rekomanduar shërbimet e tij Bayernit.

Guardiola ka qëndruar në marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit e Bayernit, pasi ka drejtuar edhe klubin bavarez gjatë karrierës së tij, ndërsa tani ka rekomanduar Kompanyn.

Trajneri i Manchester Cityt e përshkroi belgun si një menaxher të talentuar, një njeri të zgjuar dhe një kandidat ideal për bankinën e Bayernit.

Edhe pse ra nga kategoria në Angli, Kompany tërhoqi vëmendjen duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e lojës së Burnley. Nën drejtimin e tij, ekipi luajti shumë më sulmues dhe më ndryshe në krahasim me epokën e Sean Dyche, dhe me lojën e tij, ai arriti të fitonte një vend në Ligën Premier, një vit më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori