LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në këtë komunë do të emërohen në gjuhën shqipe.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që Arifi ka pasur me kryetarët e shoqatës për trashëgimi kulturore.


Arifi, përmes një postimi në facebook, tha se ”Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare”.

Postimi i plotë i Arifit:

“Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe

Sot kam mbajtur takim me kryetarët e Shoqatës për trashëgimi kulturore, Shoqatës së shkrimtarëve dhe të Shoqatës së pensionistëve të komunës sonë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i listës së propozimeve të emrave të rrugëve dhe shesheve në vendbanimet e komunës sonë dhe marrjen e propozimeve nga këto shoqata, për përfshirjen e emrave të figurave eminente të historisë e kulturës sonë kombëtare, me theks të veçantë të asaj preshevare.

Emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës sonë deri më tani i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e dërguara nga përfaqësuesit e komunitetit të rrugëve në të cilët ata frekuentojnë, si dhe Bashkësive Lokale të komunës sonë.

Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare.

Qytetarët tanë do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve ka prezantuar procesin e deritanishëm në mënyrë të detajuar, për të gjitha rrugët e vendbanimeve të komunës sonë.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative dhe ligjore, zyrtarisht do të bëhet emërtimi i rrugëve të reja, ndryshime këto të cilat do të përfshihen me rastin e përtëritjes së dokumentat personale të udhëtimit të qytetarëve tanë, pas skadimit të afatit të tyre”, ka shkruar Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori