LAJMI I FUNDIT:

‘Të gjitha partitë në mbrojtje të Maqedonisë, gjithkush e mbron sovranitetin e tij’ (Video)

‘Të gjitha partitë në mbrojtje të Maqedonisë, gjithkush e mbron sovranitetin e tij’ (Video)

Përderisa një pjesë e partive po negociojnë për qeverinë e re, një pjesë e tyre po shkruajnë platformë për siç thonë, mbrojtjen e identitetin. Pas platformës së partive shqiptare, edhe Partia Socialiste e shkroi versionin e saj. Thonë se për identitetin dhe sovranitetin maqedonas, askush nuk mund të negociojë.

“Në projekt-platformë janë përfshirë disa çështje, si ajo për rregullimin e brendshëm të shtetit, siguria e vendit dhe drejtimi i politikës ndërkombëtare me theks në marrëdhëniet fqinjësore, çështjet për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe unitarizmit të shtetit dhe të pavarësisë së saj”, u shpreh Milisha Stankoviq, Sekretar i PS,  njofton TV21.


Nga organizata “Manifesti maqedonas” kërkojnë të bashkohen të gjitha partitë maqedonase dhe ta mbrojnë sovranitetin e shtetit. Në manifest, mes tjerash shkruan se Maqedonia nuk guxon të pranojë ndryshimin e emrit. Sipas tyre, publikimi i këtij manifesti është motivuar siç thonë nga bashkimi i partive politike shqiptare përreth platformës së tyre.

“Një herë e përgjithmonë duhet të thuhet se çfarë është Maqedonia dhe si është Maqedonia. Duhet të thuhet se ajo nuk është një shtet binacional siç pretendon një pakicë, por se është shtet sovran i popullit maqedonas dhe i pakicave të tjera”, tha Eftim Klletnikov, nga “Manifesti Maqedonas”.

Ish nënkryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë Jani Makraduli thotë se platformat tanimë janë të vonuara.

“Disa platforma janë të vonuara sepse në zgjedhje partitë shkojnë me program të vet. LSDM doli me platformë qytetare, barazi për të gjithë qytetarët dhe ky ishte një koncept që mori mbështetje të madhe. Mendoj se tani platformat shërbejnë për blerje kohe për pushtetin”, tha Jani Makraduli, nga LSDM.

Përndryshe, platforma e partive shqiptare, krahas çështjeve tjera, përmban edhe propozime për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin, më pas barazi ekonomike, kthim të vendit në rrugën euro-atlantike dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori