Të gjitha anketat për rezultatin e referendumit kanë qenë të pasakta dhe larg realitetit të rezultatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vend të daljes së parashikuar me mbi 66.4 për qind, rra në realitet vetëm 36.87 për qind, ose me gabim për rreth 30 për qind.

Rezultatet nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për referendumin tregojnë se të gjitha anketat e publikuara kanë qenë të gabuara. Të gjitha parashikimet nga anketat kanë qenë larg numrave zyrtar të publikuara nga KSHZ, pa marrë parasysh daljen e votuesve, për votat “për” ose për votat “kundër”.

Sipas informacioneve të fundit nga KSHZ, nga përpunimi i 99.54 për qind të vendvotimeve dalja në votim është 36.89 për qind gjegjësisht 662.660 qytetarë nga gjithsej 1.806.336 të shënuar në Listën Zgjedhore. Nga rezultatet e votimit 91.48 për qind kanë votuar “për” ndërsa 5.64 “kundër”.

Anketën e “M-prospekt” që e bëri për Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, tregoi se në referendum do të dalin 66.4 për qind, me çka 41.5 për qind “për” dhe 35.1 “kundër”.

Numrat i gaboi edhe internet portali “Tv21” të cilët parashikuan se në votim rezultati do të jetë 50 për qind “për” dhe 11.34 “kundër”./Telegrafi/