LAJMI I FUNDIT:

Të famshmit nga Shqipëria falënderojnë Kosovën për mbështetjen e dhënë gjatë tragjedisë të së martën

Të famshmit nga Shqipëria falënderojnë Kosovën për mbështetjen e dhënë gjatë tragjedisë të së martën

E marta e 26 nëntorit filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 20:00 janë raportuar për 21 viktima dhe shumë të lënduar.

Media të shumta botërore kanë raportuar të martën për tërmetet që goditën shtetin shqiptar dhe për këtë nuk kanë munguar as reagimet e personaliteteve të njohura.


Reagon e tronditur edhe Ava Max: Sa trishtuese të dëgjoj këto lajme shkatërruese për Shqipërinë, qëndroni të fortë
Lexo po ashtu Reagon e tronditur edhe Ava Max: Sa trishtuese të dëgjoj këto lajme shkatërruese për Shqipërinë, qëndroni të fortë

Teksa shumë nga këngëtarët, aktorët e shkrimtarët e njohur nga Kosova ofruan mbështetje, duke ofruar strehim apo të holla përmes donacionit online në internet, shumë prej të tjerëve nga shteti fqinjë u ndjenë tejet falënderues për këtë mbështetje që i dhanë.

Këngëtarja Besa Kokëdhima publikoi një pamje të njësiteve të Forcave të Armatosura të Kosovës, nisur drejt Shqipërisë për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet.

https://www.instagram.com/p/B5U9fT7BzU5/

“Sa emocionuese kjo fotografi…Forcat ushtarake të Kosovës drejt Shqipërisë për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga fatkeqësia…sa me fat jemi që kemi njëri – tjetrin…Jemi një gjak! Kosovë TE DUA”, shkroi Kokëdhima në Instagram.

Edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj teksa bëri një postim të ndier në rrjetin social Instagram, nuk harroi që në fund të shkrimit të përmend Kosovën, duke e falënderuar për gjithë këtë mbështetje që po u japin shqiptarëve këto ditë të vështira.

https://www.instagram.com/p/B5Vr7FjBuAV/

“Falemimderit motra e vllezer Kosovar qe ne ditet me te veshtira nuk ka pasur as tra, e as kufi mes nesh”, shkroi ndër të tjerash Xhensila në rrjetin social Instagram.

Prezantuesja e njohur shqiptare, Sonila Meço, bëri gjithashtu një status dedikuar vëllazërisë shqiptare, duke falënderuar kështu Kosovën që iu gjendën shqiptarëve të shtetit amë në këtë ditë të vështirë.

“O Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend! E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur!”, shkroi prezantuesja e njohur në Facebook.

Në anën tjetër, edhe moderatorja tjetër e njohur, Albana Osmani, publikoi dy fotografi që krahasonin kohën kur shqiptarët e Kosovës strehoheshin në Shqipëri pas largimit nga luftës, dhe atë të Forcave të Armatosura të Kosovës që të martën u nisën drejt Shqipërisë.

https://www.instagram.com/p/B5UzuhNFjU-/

“E mira nuk harrohet kurrë! Shqipëri, ata të cilët dikur i strehove po të ofrojnë ndihmë. Po lutemi për ty Shqipëri”, shkruhej në postimin e Albana Osmanit në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Përballet live me të, e ëma e Loredanës thotë se po luan më mirë pa Jozin në Big Brother

Përballet live me të, e ëma e Loredanës thotë se po luan më mirë pa Jozin në Big Brother

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Kalo në kategori