LAJMI I FUNDIT:

Të enjten do të mbahet takimi i parë i grupeve të punës për vetingun në MPB

Të enjten do të mbahet takimi i parë i grupeve të punës për vetingun në MPB
Foto: AIM

Sigurimi i konsensusit midis subjekteve kryesore politike është segmenti kyç për zbatimin e vetingut në Maqedoninë e Veriut. Kjo u konstatua në sesionin e sotëm të gjashtë të Grupit të punës IV në temë “Vetingu si masë për realizimin e integritetit të institucioneve”.

Nga debati doli edhe propozimi se është e nevojshme të zbatohet analizë e kompletuar dhe e ndërlikuar e gjendjes faktike, nevoja, procedura dhe pasojat nga vetingu në sferën ku ai do të zbatohet. Ekspertët u pajtuan edhe se është e rëndësishme që institucionet që planifikojnë të zbatojnë proces të vetingut në mënyrë kuadrovike të përgatiten për t’i zëvendësuar të punësuarit të cilën nuk di ta kalojnë procesin e vetingut dhe me qëllim që institucionet pa pengesa ta zbatojnë kompetencën e tyre funksionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska konsideron se vetingu në polici është një mjet në sistemin e zinxhirit të institucioneve të cilat duhet ta kalojnë këtë proces për të arritur rezultate të kënaqshme.


Ajo informoi se tani më të enjten më 29 gusht duhet të mbahet takimi i parë i grupit të punës për vetingun në MPB të cilin duhet ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Grupi i punës deri më 1 tetor duhet të përgatisë propozim plan të cilin do ta dorëzojë deri tek Qeveria për miratim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori