LAJMI I FUNDIT:

Të enjten ngjarja më e madhe e automobilizmit nga “Marakli t’Kerreve” në Shell Sllatinë – prezente bukuroshja Kinsey Wolanski

Të enjten ngjarja më e madhe e automobilizmit nga “Marakli t’Kerreve” në Shell Sllatinë – prezente bukuroshja  Kinsey Wolanski

Të enjten do të mbahet pa dyshim ngjarja më e madhe e automobilizmit në vend, organizuar nga grupi në Facebook, “Marakli t’Kerreve” dhe ai ndërkombëtar “One Life Rally”.

Pikërisht prezenca e grupit “One Life Rally” e bën madhështor këtë miting, pasi që ata vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Grupi Marakli t’Kerreve përveç muzikës, pijeve, ushqimit, është përkujdesur që prezente të jenë 80 super vetura në këtë ngjarje.

Këto super vetura janë të brendeve të ndryshme si Buggati, La Ferrari, Mc Laren e shumë brende të njohura.

Spikat prezenca e mysafirëve special, bukuroshes që shokoi Ligën e Kampionëve, Kinsey Wolanski dhe të dashurit të saj, Youtuberit, Vitaly Zdorovetskiy.

Ngjarja unike mbahet në hapësirat e brendit nr. 1 në botë për derivate, Shell, në Sllatinë këtë të enjtë nga ora 15:30.

Super veturat janë me super vendin Shell V-Power.

artikull i sponsorizuar
Artikull i sponzorizuar