Të enjten do të mbahen dy seanca plenare, ku deputetët do të votojnë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare. Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i LVV-së, Armend Muja shtoi se PDK e ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në votim. Ai u shpreh se arsyeja e mos-pjesëmarrjes në votim të kësaj partie është sanksionimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se zgjedhjet nuk janë në dobi të opozitës në këtë kohë, por që shtoi se për këtë nuk frikësohet Lëvizja Vetëvendosje.
“Të enjten do të jenë dy seanca, një seancë e cila në mëngjes do të mbahet me kërkesë të opozitës dhe e dyta do të mbahet sipas rendit të ditës dhe aty do të hidhen në votim disa marrëveshje ndërkombëtare. Marrëveshja ndërkombëtare që do të hidhet në votim është mirë që të kuptohet nga publiku, janë dy marrëveshje të financuara nga qeveria gjermane, një marrëveshje për bujqësi për zonën malore me qeverinë gjermane, tjetra është për KOST-in sa i përket riparimit të linjave të fuqisë 110 dhe 220. Një marrëveshje tjetër që hidhet në votim është me Qeverinë e Danimarkës sa i përket përdorimit të burgjeve të Kosovës, një marrëveshje tjetër është linja hekurudhore Prishtinë-Mitrovicë një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm”, u shpreh ai.
Muja shtoi se puna e Kuvendit po vështirësohet, meqë opozita nuk po heq dorë nga qëndrimet.
“Ju e dini që ne kemi pasur vështirësi që gjashtë-shtatë muaj që këto marrëveshje të votohen. Sipas nenit 19 dhe 20 kërkohet shumica që këto marrëveshje të votohen. Mjerisht, për shkak të abstenimit apo mos-votimit nga partitë opozitare, këto marrëveshje nuk kalojnë. Sot ne na u tha zyrtarisht nga Partia Demokratike të Kosovës që arsyeja pse këto marrëveshje nuk i votojnë është për shkak se Kosova është nën sanksione ndërkombëtare. Mendoj që është e padrejtë ndaj qytetarëve, sikurse që ishin sanksionet. Mendoj që edhe logjika e sanksionimit të Kosovës a qenë gabim tashmë, masat ishin të padrejta. Është për keqardhje që një subjekt politik paska marrë pozicionim të tillë, por gjithsesi e sinqertë që ta kuptojmë që pas 6-7 muajve na u tha sinqerisht se pse ato nuk po votohen”, shtoi ai.
Pas mbledhjes së kryesisë, Muja shtoi se qeveria i ka plotësuar të gjitha përkushtimet e Bratislavës dhe se u takon qytetarëve në veri të vendit që të ndryshojnë kryetarin e komunës.
“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindjen që qeveria i ka plotësuar të gjitha përkushtimet e Bratislavës. Parimisht jemi shumë të interesuar që çdo subjekt politik të merr pjesë në zgjedhje, sikurse edhe qytetarët e atij vendi. Megjithatë, është e fundit që mund të moralizojë për këto çështje Lista Serbe. Unë besoj që sa i përket Listës Serbe kemi disa çështje për të sqaruar, sa i përket atyre çështjeve të mbarëvajtjes ose inicimit të procesit zgjedhor, udhëzimi administrativ është miratuar dhe i takon qytetarëve në rast që ata e duan që ta ndryshojnë kryetarin e komunës, ju takon qytetarëve”, u shpreh ai.
Teksa komentoi agresionin në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator, Muja shtoi se forcat e rendit duhet të kërkojnë ekstradimin e Milan Radojiçiqit.
“Forcat tona të rendit por edhe ato të sistemit gjyqësor duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të kërkojnë ekstradimin e tij, por jo vetëm të atij, të të gjithë pjesëmarrësve është e rëndësishme. Kosova duhet të përkushtohet edhe për urdhërdhënësit politik ata që e kanë mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht. Aty duhet të jetë fokusi, nuk është e mjaftueshme vetëm për një individ, sepse aty kishte një aparat të tërë shtetëror. Vuçiq, Mojsiloviç, Vuçeviq që është ministër i Mbrojtjes, Vulin shef i BIA-s, këto janë figura me rëndësi jetike që t’i përkushtojmë më shumë vëmendje”, shtoi ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës