LAJMI I FUNDIT:

Të dyja modelet e reja Samsung Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5 marrin programin One UI 6 beta

Të dyja modelet e reja Samsung Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5 marrin programin One UI 6 beta

Ka kaluar një kohë që kur Samsung e vuri për herë të parë One UI 6 beta në dispozicion për telefonat e saj kryesorë të serisë S, dhe gjatë gjithë kësaj kohe telefonat e palosshëm të prodhuesit japonez u mbajtën mënjanë.

Duke filluar nga sot, programi One UI 6 beta, i bazuar në Android 14, është i disponueshëm si për Galaxy Z Fold5, e gjithashtu edhe për Galaxy Z Flip5.

Nëse dëshironi të regjistroni Fold5 ose Flip5 në versionin beta, duhet të futeni në aplikacionin Samsung Members, ku gjendet një baner i madh që reklamon versionin beta, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.


Nëse nuk e shihni atë, atëherë mund t’ju duhet të çinstaloni dhe riinstaloni aplikacionin Samsung Members, dhe më pas mund ta gjeni atë.

Pasi të prekni banerin në fjalë, do të pranoni disa kushte dhe më pas do të merrni beta-në e parë si një përditësim. Vini re se ky është një shkarkim me madhësi 2.7 GB për Fold5 dhe ndoshta do të jetë një madhësi e ngjashme për Flip5.

Me aplikimin e përditësimit, Fold5 do të jetë në ndërtimin F946BXXU1ZWJ2, ndërsa Flip5 do të jetë në F731U1UEU1ZWJ2.

Vlen të ceket se se aktualisht Fold5 ka të drejtë të marrë pjesë vetëm në programin beta për SHBA dhe Indi, dhe i njëjti kufizim mund të zbatohet edhe për Flip5. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Instagram po teston një ndryshim të vogël që mund të ketë ndikim të madh

Instagram po teston një ndryshim të vogël që mund të ketë ndikim të madh

Teknologji
Kalo në kategori