LAJMI I FUNDIT:

Të dielën inaugurohet Memoriali 11 Shtatori në Pejë, i ndërtuar nga Rotary Club Peja

Të dielën inaugurohet Memoriali 11 Shtatori në Pejë, i ndërtuar nga Rotary Club Peja

Rotary Club Peja ka ndërtuar Memorialin 11 Shtatori në Pejë në nderim të viktimave të 11 Shtatorit në New York.

Ambasada Amerikane dhe Camp Bondsteel e kanë mbështetur këtë iniciativë dhe do të jenë pjesë të gjitha ngjarjeve, deri në përurimin zyrtar të memorialit.

Sipas njoftimit të ambasadës, ky memorial do ta ketë të integruar një copë të metalit nga Kullat Binjake, e dhuruar nga Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut, e cila është sjellur në Kosovë dhe gjendet në Depon e kompanisë Elsa Group në Fushë Kosovë.


Ndërtimi i Memorialit të 11 shtatorit në Pejë - Rotary Club Peja pritet nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Lexo po ashtu Ndërtimi i Memorialit të 11 shtatorit në Pejë - Rotary Club Peja pritet nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ceremonia e inaigurimit do të zhvillohet në dy etapa:

Ceremonia e parë do të mbahet me datë 10.09.2022 duke filluar nga ora 09:30 në Depon e kompanisë Elsa Group në Fushë Kosovë nga ku fillon bartja e një pjese të shtyllës së Kullave Binjake nga Fushë Kosova në Pejë. Ajo do të bartet sipas praktikave në SHBA, ku transporti i metalit nga vendi i mbërritjes deri në destinacionin final përcjellet nga policia, ushtria, zjarrfikësit dhe motoristat në mënyrë ceremoniale.

Ceremonia e dytë do të mbahet më 11.09.2022 duke filluar nga ora 10:00 ku do të bëhet shpalosja dhe inaugurimi i Memorialit 9/11, në rrugën Mbreti Pirro në Pejë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori