LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit për terrorizëm radikalizojnë burgjet (VIDEO)

Të burgosurit për terrorizëm radikalizojnë burgjet (VIDEO)
Burgu i Sigurisë së Lartë /Foto: Ridvan Slivova/

Shumica e të dënuarve në rastin e njohur si grupi i Badovcit, janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë. E kjo ka bërë që edhe masat e sigurisë të shtohen për rreth këtij Burgu që ndodhet në Gërdovc të Podujevës, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova merr vesh se qe disa ditë Njësitet Speciale të Policisë, janë duke patrulluar rreth këtij institucioni korrektues. Se kanë kërkuar patrullime shtesë rreth këtij Burgu e ka konfirmuar edhe drejtorit i Shërbimit Korrektues. Me gjithë këtë Sokol Zogaj, ka thënë se për sigurinë e këtij institucioni janë duke u kujdesur pjesëtarët e SHKK-së.


Ndërkohë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, pa treguar se cilat njësi policore po patrullojnë në Gërdovc, ka thënë se polica ofron asistencë sa herë që është e nevojshme. Kelani ka shtuar se varsishtë prej rrezikshmërisë polica angazhon edhe njësitet policore përkatëse.

E në burgjet e Kosovës aktualisht janë duke vuajtur dënime 40 persona të dënuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm. Por sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, tani brenda burgjeve ka filluar të shfaqet një problem. Sipas Hysenit, fajtor mund të jetë edhe literatura në burgje, por sipas tij duhet pasur një kujdes të vecant me këtë kategori.

Pro, me këtë nuk pajtohet udhëheqësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Sokol Zogaj, ka thënë se nuk kanë informacione se ka radikalizmi brenda burgjeve, bile shton se janë kujdesur që kjo të mos ndodhë. Por, pavarësisht kësaj në Shërbimin Korrektues për të parandaluar radikalizmin fetar në burgje ka një plan me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Bile të enjten drejtuesit e këtij organi janë takuar me krye imamin e Kosovës, Sabri Bajgoren. Sipas Zogajt, bashkësia islame do të ketë qasje në burgje, madje do të kontrolloj edhe literaturat në biblioteka. Se kontaket e tilla mes BIK-ut e SHKK-së, kanë filluar e ka pranuar edhe Sabri Bajgora.

Sipas tij ata kanë biseduar për të bërë një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit Bashkësia Islame e Kosovës do të ketë qasje në burgje dhe ku do të ofrojë shërbime fetare, nga njerëz të licencuar.

Po ashtu Bajgora përmes telefonit ka thënë se theks të posaçëm do të ketë edhe çështja e rehabilitimit dhe de radikalizimit të atyre që janë dënuar edhe për çështje të ekstremizmit fetar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori