LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës së institucionit

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës së institucionit

Në kuadër të aktiviteteve të punës së të burgosurve në institucionet korrektuese, në Burgun e Sigurisë së Lartë, të burgosurit janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ata po marrin pjesë aktivisht në punimet që përfshijnë lyerjen e mureve dhe shtrimin e dyshemesë me epoksit.

Veprimi i këtyre të burgosurve ka kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të pastër.


“Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin e kushteve të brendshme, por edhe nxitjen e të burgosurve për të zhvilluar aftësi pune dhe përgjegjshmëri, duke ndihmuar kështu në procesin e rehabilitimit të tyre”, ka njoftuar tutje SHKK.

Së fundmi është bërë miratimi i ligjit për SHKK-në me të cilin janë themeluar njësi të reja, si ato për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, për inteligjencë, njësia Ekonomike dhe themelimi i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

Në 11 burgje të Kosovës ndodhen gjithsej 1734 të burgosur, prej tyre 1120 të dënuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori