LAJMI I FUNDIT:

“Të betuar” në dashuri, por ende jo në altar, Venera dhe Lindi: Muzika dashuria më e madhe që na lidh

“Të betuar” në dashuri, por ende jo në altar, Venera dhe Lindi: Muzika dashuria më e madhe që na lidh

Njohja e tyre erdhi rastësisht në një nga spektaklet më të njohur në Shqipëri. Lind Islamin dhe Venera Lumanin i bashkoi muzika në “The Voice of Albania”, spektakël ky nga i cili do të dilte fituese Venera, por përveç trofeut, këngëtarja nga Maqedonia do të merrte me vete edhe pikënisjen e dashurisë më të madhe në jetën e saj.

Shumë këngë e koncerte së bashku! Ata vazhdojnë të jenë ende ndër çiftet më të pëlqyer të estradës. Venera dhe Lindi vijnë në këtë intervistë për Telegrafin, për të rrëfyer më të rejat në karrierën dhe jetën e tyre.


Lind Islami dhe Venera Lumani (Foto: Lind Islami/Instagram)

Ndonëse “Betohem” mban titullin kënga e tyre e fundit, ata ende nuk i kemi parë “të betuar” në një altar. E se a kanë plane për martesë, dhe se cili është betimi i tyre në dashuri – të gjitha këto i rrëfejnë vet Venera dhe Lindi në vazhdim…

Lind dhe Venera, keni publikuar së fundmi projektin tuaj më të ri muzikor “Betohem”. Na flisni pak më shumë rreth këtij bashkëpunimi tuaj më të ri?

Është një projekt të cilin e kishim shumë për zemër që në notat e para, kur filluam ta kompozojmë së bashku…Po ashtu vazhdoi edhe kur filluam bashkëpunimin me producentin Edi Balili, dhe Ylli Limanin, i cili shkroi testin e këngës. Finalizimi i këngës është produkt i punës disa mujore, dhe jemi shumë të lumtur që publiku e ka ndjerë njëjtë siç e kemi ndjerë edhe ne.

Kënga është punuar nga vet ju. Sa ndikoheni nga realiteti për të thurur tingujt e një kënge?

Tek kjo këngë siç e thamë më lart, ne kemi dhënë shpirtin, pasi që është këngë e cila na përfaqëson dhe ka shumë ndjenje brenda. Patjetër që çdo këngë që bëjmë ndikohet detyrimisht nga realiteti!

Numëroni shumë bashkëpunime bashkë. Cilin nga to e ruani si më të veçantin?

Për ne, të gjitha këngët që kemi bërë bashke janë të veçanta, si kënga jonë e parë së bashku “Nata e parë”, pastaj “Zemër në katror” dhe “Siento Amor”, dhe e fundit “Betohem”, kanë të njëjtën punë të madhe të bërë nga ne, në periudha të ndryshme të karrierës dhe lidhjes tonë, kështu që të gjitha janë shumë të dashura për ne.

Venera dhe Lindi, “çifti i dueteve” (Foto: Lind Islami/Instagram)

Duket sikur të gjitha këngët tuaja kanë të bëjnë me dashurinë. Është frymëzimi më i madh për ju në muzikë?

Absolutisht, Po. Dashuria ka qenë, vazhdon të jetë dhe do të mbetet gjithmonë frymëzimi më i madh i yni.

Sa jeni të angazhuar me koncerte? Dhe a performoni gjithmonë bashkë?

Të shumtën e kohës performojmë së bashkë, pasi edhe kërkesa vjen e tillë. Ka disa vite që performojmë vazhdimisht nëpër ‘pub’-et dhe ‘club’-et e Tiranës kryesisht, por edhe në qytetet tjera në Kosove dhe Maqedoni.

Çifti i njohur janë pothuajse në çdo paraqitje së bashku (Foto: Lind Islami/Instagram)

Kaq vite bashkë! A do të ketë një kurorëzim të dashurisë nga Venera dhe Lindi në të ardhmen?

Normalisht që po. Ajo ditë do të vijë, dhe shpresojmë të jetë ashtu siç ne e ëndërrojmë.

Një ditë e zakonshme e juaja, si nis, si vazhdon dhe si është fundi i saj?

Ditët tona janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, fundjavat zakonisht na gjejnë jashtë Tiranës me koncerte, ndërsa ditët tjera kryesisht në studio, prova, sport kur kemi kohë të lirë, ndërsa darkën ia kushtojmë njëri-tjetrit.

Një nga zemrat e çiftit Lindi dhe Venera e gjejmë edhe tek fidanet e mbjella te Liqeni i Tiranës (Foto: Venera Lumani/Instagram)

Lind dhe Venera, faleminderit shumë që u bëtë pjesë e kësaj interviste. Cili do ishte mesazhi juaj për fund?

Ju falënderojmë shumë juve për intervistën, falënderojmë të gjithë ata që pëlqejnë muzikën tonë dhe na ndjekin vazhdimisht në koncertet tona. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Kalo në kategori