“Të bëjmë të pamundurën ndaj Zvicrës”, Dion Gallapeni me premtim të madh për tifozët

Mbrojtësi Dion Gallapeni thotë se do të provojnë të bëjnë të pamundurën ndaj Zvicrës.
Kosovës i nevojitet një fitore 6-0 në shtëpi ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës, përndryshe do të luajë në play-offin e Botërorit.
Gallapeni pas ndeshjes, në një intervistë për Telegrafin tha se do të provojnë të pamundurën.
“Do të tentojmë të bëjmë të pamundurën, por do të përgatitemi për mars maksimalisht për ato dy lojë”.
Ai falënderoi të gjithë për mbështetjen, ndërsa është i lumtur me kualifikimin.
“Nuk ka qenë rrugëtim i lehtë për mua, por me punë, dëshirë dhe vullnet arrihet gjithçka. Pjesa te Kombëtarja është diçka e pabesueshme, për ta arritur këtë sukses është e jashtëzakonshme për ne”.
“Normalisht që kam dëshirë ta ndihmoj lojtarët me gol dhe asist, por kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi që u kualifikuam dhe të vazhdojmë kështu”.
Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” të martën./Telegrafi/



















































