LAJMI I FUNDIT:

A do të bëjë dasmë Gold Ag? (Video)

A do të bëjë dasmë Gold Ag? (Video)

Një ndër këngëtarët më të angazhuar aktualisht në skenën muzikore shqiptare, Gold Ag, është duke punuar fuqishëm në realizimin e projekteve të reja muzikore.

Pas katër këngëve që solli këtë vit dhe të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku, ai do të fillojë xhirimet për videoklipin më të ri muzikor, i cili po ashtu do të jetë bashkëpunim.

Ajo çfarë është më e shprehur prej tij, veçanërisht kohët e fundit, janë bashkëpunimet veçanërisht me këngëtarë që u përkasin rrymave të ndryshme muzikore.


Nisi me motrat Greta dhe Eni Koçi, vazhdoi me Leonora Jakupin dhe krejt në fund ishte ajo me këngëtaren e njohur të muzikës popullore Shyhrete Behluli.

Por, këto nuk do të jenë bashkëpunimet e vetme që ai do të sjellë këtë vit. Interesante do të jenë edhe ato të radhës që rep-këngëtari do të sjellë në vazhdim.

I ka kënduar dashurisë, nënës, vendeve e patriotizmit. Megjithatë nuk kanë qenë të rralla as rastet kur këngëtari me anë të teksteve të tij ka qenë goxha kritik ndaj gjendjes aktuale në vend. Në probleme nga më të ndryshme hasi ai pas kësaj, aq sa u përball edhe me padi, gjë e cila thotë ta ketë lodhur atë.

Krahas bashkëpunimeve, këngëve solo e mbrëmjeve të shumta muzikore, jetën e tij private ai gjithmonë është munduar ta mbajë goxha të izoluar. Thotë se qëllimi i tij i vetëm është që muzika të jetë ajo që tërheqë vëmendjen e publikut, kur përmendet emri i tij.

Por a ka diçka konkrete sa i përket kësaj pjese, ose më saktë, kur ka në plan të martohet Gold AG, mësojeni në videon në vazhdim të realizuar nga emisioni Express në KTV.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori