Tayna së shpejti do të sjellë këngë me reperin Azet

Bashkëpunimet mes artistëve të njohur të estradës përherë kanë qenë të pëlqyera.
Sidomos kur dy prej personazheve janë tejet të pëlqyer, suksesi i projektit muzikor vërehet dukshëm.
Kështu ndonëse kanë vendosur rep-artistët si Tayna dhe Azet, të cilët së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, të cilin e ka bërë menaxheri i reperes, Rinor Hykolli.
Ky i fundit ka shpërndarë një video të Taynas, duke treguar se kënga do të jetë një hit i vërtetë.
Një lajm i tillë menjëherë është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së dyshes, ndërsa u bë viral edhe në rrjet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































