Rap-artistja shqiptare, Doruntina Shala - Tayna, këtë vit ka qenë tejet aktive me këngë të reja.

Ajo solli disa projekte të suksesshme, në mesin e tyre pati edhe bashkëpunime me emra të njohur.


26-vjeçarja së fundmi ka prezantuar një ‘freestyle’ për fansat, të cilin e ka shoqëruar edhe me video.

Screenshot 7 14 Foto: Screenshot/YouTube

Krijuesja e hitit “Columbiana” ka bërë një interpretim të mahnitshëm, që nuk ka dyshim se në të kishte edhe ‘diss’-a drejtuar kolegëve të estradës.

Ajo po ashtu shquhet për vokalin e veçantë dhe merr vëmendje në secilën paraqitje që bën.

Screenshot 8 14 Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja ka arritur mbi katër vite karrierë dhe në secilin moment ka qenë në top formë.

Tayna sivjet ishte e angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/