LAJMI I FUNDIT:

Tatimi në pronë i planifikuar për vitin 2016 në Komunën e Kërçovës është 23 milion e 219 mijë denarë

Tatimi në pronë i planifikuar për vitin 2016 në Komunën e Kërçovës është 23 milion e 219 mijë denarë

Tatimi në pronë i planifikuar për vitin 2016 në Komunën e Kërçovës është 23 milion e 219 mijë denarë. Sektori i financave pranë komunës së Kërçovës, i paralajmëron obliguesit tatimor që të respektojnë afatet ligjore për pagesën e tatimit që të evitojnë bllokimin e llogarive bankare.

Tatimi është detyrim shtetëror të cilit i nështrohen personat dhe mallrat sipas përkufizimeve në ligjet administrative të shtetit.


Të hyrat nga tatimi në pronë përdoren për zhvillimin e infrastrukturës në komunë. Tatimi në pronë aplikohet për të gjitha pronat e paluajtshme mbi apo nën sipërfaqën tokësore. Tatimi përcaktohet nga shumëzimi i vlerës tatimore të pronës me normën tatimore të aplikueshme, Burim Kadriu, Shef i Departamentit të Financave në Komunën e Kërçovës.

“Tatimi në pronë i planifikuar për një vit në Komunën e Kërçovës, shton ai, është 23 milion e 219 mijë denarë, prej të cilave nga taksapaguesit janë paguar 16 milion e 380 mijë denarë nga 18 mijë e 92 vendimet e lëshuara për tatimin në pronë për vitin 2016.

Për taksën komunale, gjegjësisht asetet e planifikuara të bizneseve që duhet të hyjnë në buxhetin e komunës janë 14 milion e 527,mijë denarë, kurse mjete të paguara janë 5 milion 477 miljë denarë nga 2589 vendime të lëshuara gjatë vitit 2016.

Departamenti i tatimit në Sektorin e financave në komunën e Kërçovës ka filluar procedorën për zbatimin e lëshimeve të vendimeve të taksës komunale për ato subjekte që nuk e kanë kryer obligimin e tyre të pagesës. Janë lëshuar paralajmërimet, kurse më pas vijon blokimi i llogarive të tyre” – bën të ditur për Tv Uskana, Burim Kadriu, Shef i Departamentit të Financave në Komunën e Kërçovës./Telegrafi/