LAJMI I FUNDIT:

Tarçullovskin nuk e voton as lagjja e vetë (Foto)

Tarçullovskin nuk e voton as lagjja e vetë (Foto)

Deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së, Johan Tarçullovski dhe kandidati i humbur për Komunën e Kisella Vodës ka humbur në përballjen me Filip Temelkovskin në rrethin e dytë.

Por, çka e bënë interesante këtë garë?


Johan Tarçulovski ka humbur edhe në vendvotimin e lagjes së tij.

Rezultatet e komunave shqiptare në Maqedoni
Lexo po ashtu Rezultatet e komunave shqiptare në Maqedoni
Tarçullovski duke votuar në vendvotimin numër 2765

Kjo shihet nga fotografi e vendvotimit ku ka humbur ai, në vendvotimin me numër 2765. Diferenca mes tij dhe kundërkandidatit Temelkovski ka qenë 30 vota, ku Tarçullovski ka arritur të merr 145 vota kurse fituesi i zgjedhjeve në këtë komunë ka marrë 175 vota.

Votat në vendvotimin 2765 sipas KSHZ-së

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja është humbëse e këtyre zgjedhjeve. Kanë arritur të fitojnë hiq më shumë se 5 komuna. /Telegrafi/