LAJMI I FUNDIT:

Tarçullovski: Nuk kam pse t’u kërkojë falje banorëve të Lubotenit! (Video)

Tarçullovski: Nuk kam pse t’u kërkojë falje banorëve të Lubotenit! (Video)

Deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kërkoi që mos të verifikohet mandati i deputetit të OBRM-PDUKM-së, Johan Tarçullovski, pasi që ai është person që është i dënuar për krime lufte ndaj popullatës civile të Lubotenit gjatë konfliktit të vitit 2001, raporton TV 21.

“Jam shumë i brengosur që sot në këtë kuvend të popullit po bëhet deputet edhe dikush i cili nga Gjykata e Hagës ishte i dënuar për krime kundër civilëve shqiptar në vitin 2001. Më vjen shumë keq, edhe pse është shumë e rastësishme që ata të vrarët ishin bashkëfshatarë të mi të fshatit Luboten. I bëj thirrje këtij kuvendi që mos të verifikojë mandatin e këtij deputeti”, u shpreh Zeqirija Ibrahimi, Deputet i Lëvizjes Besa.


Kundër pranisë së tij në Kuvend është shprehur edhe LR-PDSH.

“Ai është dënuar për gjenocid dhe krim kundër njerëzimit në rastin e “Lubotenit” në konfliktin e 2001, Zoti Johan Tarçullovski, i cili mban përgjegjësinë e vrasjes të civilëve shqiptar në Luboten. Njerëz të tillë assesi nuk duhet të jenë pjesë e parlamentit”, tha Ziadin Sela, Kryetar i LR PDSH-së.

Por Tarçullovski thotë se partitë shqiptare nuk duhet të merren me të, sepse ai nuk ndjehet fajtorë, dhe se nuk ndjenë nevojë për ti kërkuar falje lubotenasve.

Johan Tarçullovski, Deputet i OBRM-PDUKM-së:

G: A do të kishit mbajtur miting në Luboten, sepse jeni kandidati i vetëm i cili është i dënuar për krime lufte, kurse kandidoheni për deputet ?

J.T : Unë shkoj në Luboten, kam edhe takime atje, nuk kam pasur asnjë problem. Kam shkuar tre herë pasi ka filluar kampanja, dhe do të shkoj përsëri, nuk mund ti shohim ashtu punët.

G: A do të kishit kërkuar falje Lubotenasve? A ndjeni nevojë që të kërkoni falje?

J.T: Jo, unë nuk kam bërë asgjë për të cilin duhet të kërkojë falje, apo t’i bie pishman.

Tarçullovski është personi i vetëm pjesëmarrës në konfliktin e 2001-shës, i cili si pjesëtar i forcave të sigurisë është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Ai akuzohej se ka pasur gisht në vrasjen e shtatë civilëve dhe djegien e 14 shtëpive të shqiptarëve në Luboten. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori