Taravari: Nuk kam shkop magjik, por garantoj punë me vullnet dhe këmbëngulje

“Nuk kam shkop magjik, por kam vullnet dhe këmbëngulje për t’i ofruar qytetarëve shëndetësi më të mirë” reagoi Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, Arben Taravari, pas konferencave për shtyp dhe thirjeve nga ana e OBRM-PDUKM për përgjigje dhe dorëheqje nga Ministri për shkak të vdekshmërisë së lartë te foshnjet e posalindura në vend. Disa mediume shfaqën lajme për vdekjen e një foshnje gjashtë mujore në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe ky është rasti i shtatë i vdekjes së foshnjeve brenda 10 ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Taravari poashtu kritikoi qasjen jo profesionale të mediumeve në vend, të cilët prezantojnë lajme të pa verifikuara me qëllim të fitimit të pikave politike për subjekte të caktuara, duke u koncentruar në periudhën e shkurtë që ai udhëheq këtë Ministri e jo në udhëheqjen e pasuksesshme gjatë 25 viteve të pavarësisë së vendit.
“Ndjej detyrim, por edhe përgjegjësi për t’ju drejtuar për betejën më të rëndësishme në shëndetësinë tonë. Betejë që për fat të keq shumë mediume e përdorin për të fituar pikë për parti të caktuara politike dhe më e keqja nga të gjitha, një betejë e cila për fat të keq nuk ka qenë e udhëhequr në mënyrë të suksesshme në 25 vitet e fundit – betejën për fëmijët tanë të sapolindur”, tha Taravari.
Pavarësisht kritikave joreale dhe mundimeve për të penguar ndryshimet në shëndetësi, ai thotë se nuk do të ndalet në punën e tij për të zbatuar reforma të vërteta në sistemin shëndetësor të vendit, duke pasur ndërmend fëmijët, si e ardhmja e vendit.
“Për aq kohë sa unë ulem në këtë karrige, premtoj se prioriteti im do të jenë fëmijët sepse ata janë e ardhmja jonë, drita jonë dhe krenaria jonë. Sepse ata e meritojnë këtë prej nesh.”, përfundoi Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë